Akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndaj zyrtarëve dhe ish-anëtarëve të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, sipas ekspertëve për çështje ekonomike dhe përfaqësuesve të punëtorëve, lënë hapësirë për dyshime se procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë ka kaluar me shumë parregullsi.
Rasti i fundit, të mërkurën, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave, të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale: “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, “Mashtrim” dhe “Shmangie nga tatimi”.
Profesori i ekonomisë, Musa Limani, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se burimi kryesor i korrupsionit ka qenë pikërisht procesi i privatizimit.
“Unë nuk jam prokuror apo organ që mund të vendos për fajësinë e tyre. Por, parimisht mund të them se procesi i privatizimit ka qenë burim i korrupsionit, abuzimeve dhe njëherësh shkatërrim i ekonomisë se Kosovës. Ndërmarrjet shoqërore janë shitur me çmime jashtëzakonisht të ulëta, është ndërruar destinimi dhe normalisht as destinimin e mjeteve të fondit të privatizimit ne nga jashtë nuk e dimë”, ka thënë Limani.
Me procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, gjithnjë të pakënaqur kanë qenë edhe përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Avni Ajdini, nënkryetar në këtë sindikatë e quan të “egër” procesin e privatizimit.
“Edhe tani qeveria i ka dërguar njerëzit e saj, njerëz të dëgjueshëm. Edhe dyshimet ekzistojnë se ata mund të manipulojnë dhe keqpërdorin detyrën zyrtare”, ka theksuar ai.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...