Duke filluar nga ky vit, Ministria e Financave do të përfshijë edhe diasporën në letrat me vlerë të qeverisë.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave Avdullah Hoti i cili përmes një statusi në Facebook ku ka thënë se Ministria, përmes ekspertëve të Thesarit të Shtetit, është duke finalizuar produktin e ri, prej rreth 20 milion euro, të letrave me vlerë për diasporë.
“Këto letra me vlerë do të sigurojnë mjete për qëllime specifike, siç janë subvencionet për bujqësi dhe për ndërmarrje të vogla. Përmes kësaj forme, diaspora mund të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe, gjithashtu, përfiton një normë interesi, që është më e lartë krahasuar me normën e interesit nga depozitimi i mjeteve në bankat në vendet ku janë diaspora apo në bankat në Kosovë”, ka thënë Hoti, transmeton Klan Kosova.
Hoti ka shtuar se “ky produkt i ri i letrave me vlerë vjen pas përmbylljes me sukses të vitit të kaluar sa i përket huamarrjes së brendshme dhe interesit jashtëzakonisht të madh të tregut financiar për të blerë letra me vlerë të qeverisë në ankandet e fundit”.
“Kjo reflekton besimin e shtuar të publikut në qëndrueshmërinë dhe menaxhimin adekuat të financave publike. Këtij besimi të shtuar i ka kontribuar edhe programi i Qeverisë me FMN-në, ku janë të paraparë masat konkrete që do të ndërmerren sa i përket reformave strukturore dhe nivelet përkatëse të shpenzimeve dhe të hyrave që duhet të arrihen nga Qeveria”.
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...