Banka Nacionale e Zvicrës ka prezantuar tashmë kartëmonedhën e re prej 20 frangave. Për të, zëvendësdrejtori Fritz Zurburg thotë se mund të jetë kartëmonedha më e sigurt në botë.
Bankënota e kuqe është përpunuar prej letre, e forcuar me fibra pambuku, ndërsa në brendësi ka polimer bazë.
20-frangëshi ka një total prej 15 karakteristikash të sigurisë, duke përfshirë mundësinë të ndryshojë ngjyrën, po ashtu harta prej argjendi e Zvicrës dhe kryqit që është në flamur, transmeton albinfo.ch.
Një pjesë e elementeve kundër falsifikimit mund të shihen vetëm nën dritën ultravjollcë ose me mikroskop. Kartëmonedha në qarkullim do të dalë më 17 maj.
Përveç nga metodave më moderne të mbrojtjes kundër falsifikimit, kartëmonedhat e reja prej 20 frangash kanë një format më të vogël se më parë, kështu që kartëmonedha është e thjeshtë për t’u përdorur, tha Banka Nacionale e Zvicrës.
Linja tjetër e kartëmonedhave është 10 franga, ndërsa kartëmonedhat 100, 200 dhe 1000 franga do të paraqiten në vitin 2019.
Sherr mes të miturve në Korçë, lëndohet njëri prej tyre
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...
MSH bëhet me dy depo qendrore të barnave