Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka dërguar komente në Zyrën e Rregullatorit për Energji lidhur me raportin vlerësues për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike.
Krasniqi, ka thënë se ata nuk dërguan komente pasi ato i kanë bërë publike në vazhdimësi, raporton arbresh.info
Postimi i plotë:
Sot përfundon afati për dhënien e komenteve formale ndaj propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike. Partia Demokratike e Kosovës nuk ka dërguar komente për këtë çështje në adresë të ZRRE, sepse ato i kemi bërë publike në vazhdimësi.
Ne konsiderojmë se përtej komenteve formale, ZRRE në vendimin e saj duhet të marrë për bazë të gjitha diksutimet publike, qëndrimet politike dhe disponimin qytetar në lidhje me kërkesën për ngritje të çmimit të energjisë elektrike.
Si parti politike, në vazhdimësi kemi paralajmëruar se do të ketë krizë energjetike në Kosovë dhe në paraqitjet publike kemi shprehur qëndrimin tonë kundër rritjes së çmimit të energjisë. Për këtë kemi ftuar edhe seancë të jashtëzakoshme në Kuvendin e Kosovës, ku i kemi dhënë edhe propozimet tona, si dhe kemi ofruar argumente profesionale përgjatë diskutimeve në Komisionin parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Konsiderojmë se vendosja e bllok tarifave për çmimin e energjisë nga ana e ZRRE është veprim i gabuar që i trajton padrejtësisht shumicën e qytetarëve dhe si i tillë është vendim politik i ndikuar nga Qeveria e Kosovës, që do ta rëndojë edhe më tepër xhepin e qytetarëve të Kosovës.
Po ashtu, rritja e paralajmëruar nga ZRRE prej 42 për qind në total, e që për shumë konsumatorë do të shkojë në mbi 100%, është e pashembullt, e panevojshme dhe e paarsyeshme.
Edhe më keq, propozimi i ZRRE nuk i përfshin fare komunat në veri të vendit, të cilat edhe ashtu nuk paguajnë fare energji. Kjo ndarje është e paligjshme dhe e padrejtë ndaj qytetarëve të tjerë të Republikës së Kosovës. Përtej kësaj, ky është një rrezik që avancon tendencat autonomiste në veriun e vendit.
Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi për çdo vendim në lidhje me përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike që do ta marrë ZRRE dhe çfarëdo arsyetimi është vetëm në funksion të ikjes nga kjo përgjegjësi që e kanë.
PDK do ta kundërshtojë çfarëdo vendimi për rritje të çmimit të energjisë në këtë fazë, duke i shfrytëzuar të gjitha instrumentet ligjore në dispozicion./arbresh.info/
Propozimi për shtrenjtim të rrymës, sot përfundon afati për dërgimin e komenteve në ZRRE
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...
Nagavci nënshkruan kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dh...
“Ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, deklarata e J...
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ...
Trump emëroi 27-vjeçaren Karoline Leavitt si zëdhënëse të Sh...