Google ADS

Arbër Tolaj: Taksa ka pas efekt, i ka shkaktuar humbje Serbisë 500 milion euro

14:07 | 2 Mars 2020
A Z

Arbër Tolaj deputet nga AAK-ja duke treguar që heqja e taksës do e dëmtoj Kosovën, ai tha se që nga vendosja e saj Serbia ka pasur humbje të mëdha në ekonomi.

“Taksa ka prodhuar efekt. Taksa i ka shkaktuar humbje Serbisë  500 milion euro. Kjo si ka bërë përshtypje Kryeministrit Kurti. Vendimi për largimin e taksës na riktheu prapa në kohë. Presim produktet serbe ta marrin tregun e Kosovës pikërisht kur Serbia po tenton ta dëmtoj Kosovën. Serbia ka filluar të armatoset më ndihmën e Rusisë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se deputet e Kuvendit më një seancë të jashtëzakonshme janë duke diskutuar për heqjen ose jo të taksës ndaj produkteve serbe./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/488633175354909/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme