Google ADS

Themelohet Grupi Punues Teknik për zhvillimin e minierës së re të KEK-ut

09:25 | 4 Prill 2018
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka miratuar Shqyrtimin e propozimit për themelimin e Grupit Punues Teknik me qëllim të propozimit të zhvillimit të Minierës së re të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka tha se siguria e furnizimit me energji elektrike është prioritet i qeverisë së Kosovës, raporton Arbresh.info.

Sipas tij krahas ndërtimit të termocentralit kërkohet edhe zgjerimi i kapaciteteve minerare.

“Propozojmë që të formohet një grup punues teknik që të merren me këtë çështje”, ka thënë Lluka./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme