Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka marrë pjesë sot në fillimin e korrje-shirjeve të grurit në komunën e Ferizajt.
I shoqëruar nga kryetari i kësaj komune Agim Aliu, Thaçi ka nisur korrje-shirjet duke vozitur vetë kombajën, raporton arbresh.info.
Pasi ka korrur një pjesë të tokës më grurë, Thaçi ka deklaruar para mediave se ka dashur të jetë pjesëmarrës në këtë proces për të uruar nga afër të gjithë fermerët.
Ai ka shprehur besimin e plotë se kjo sezonë do të jetë e mbarë pavarësisht reshjeve të shumta ndërkohë që ka premtuar së të dëmtuarit do të dëmtohen nga shtetit.
“Kam besim të plotë se do të jetë një sezonë e mbarë pavarësisht se ka pasur reshje të shumta përsëri shihet një interesim i bujqve dhe fermerëve për t’i korrur rendimentet e tyre. Është shumë me rëndësi që sivjet rendimentet janë të mira, ata që kanë pësuar nga reshjet do të punojmë që tu kompensohen ato dëme”, ka thënë Thaçi./Arbresh.info
Gjyqtar kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan t̵...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trum...