OEK prezanton barrierat e të bërit biznes dhe politikat fiskale

06:57 | 14 Qershor 2018
Arbresh.info

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) me qëllim avancimin e partneritetit publiko-privat, pas realizimit të studimit mbi identifikimin e fyteve të ngushta dhe ambientit të të bërit biznes në Kosovë, organizon sot konferencën me temën: Dialogu dhe ambienti i të bërit biznes-politikat fiskale”.

Qëllimi kryesor i kësaj konference është që të diskutohet me komunitetin e biznesit mbi sfidat dhe mundësitë që kanë në rritje dhe zhvillim të tyre, duke synuar përmes kësaj rritjen e aftësive konkurruese të ndërmarrjeve tona dhe ndjekja e trendit të vendeve të rajonit, me synim rritjen e vëllimit të eksportit.

Ndërmarrësia kosovare në dekadën e parë të pavarësisë është përballur me sfida të mëdha, megjithtë mungesa e furnizimit të rregullt dhe stabil me energji elektrike, pasuar nga kostoja e lartë e energjisë elektrike dhe konkurrenca jo lojale nga ekonomia e hirtë po qëndrojnë në top tre barrierat e të bërit biznes në vendin tonë për vite me radhë.

Konferenca ku prezantohen rezultatet e fyteve të ngushta në këto katër vitet e fundit është bërë mbledhja më e rëndësishme vjetore në sferën e ekonomisë në Kosovë, si për ekspertët dhe institucionet që promovojnë ambientin e të bërit biznes në vendin tonë, poashtu edhe për biznesert të cilat janë edhe shtylla e ekonomisë së vendit tonë.

OEK përmes këtij diskutimi synon të nxisë shkëmbimin e ideve dhe përvojave midis palëve të interesit, respektivisht mes trekëndëshit Qeveri – Komunitet i biznesit – OEK.

OEK-u sipas mandatit të dhënë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmes ligjit mbi OEK-un do të vazhdojë të ndihmojë në forcimin e rrjeteve ndërmjet të sektorit privat dhe atij publik në dobi të një vendi më të mirë për të gjithë dhe një ekonomie më të zhvilluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme