Kryesimi i Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA), nga tani e tutje që do të bëhet nga Kosova, nga njohës të kësaj fushe dhe përfaqësues të biznseve po shihet si lajm pozitiv për Kosovën.
Por, pavarësisht kësaj ata thonë se barrierat do të vazhdojnë të jenë prezente për vendin duke pas parasysh që edhe Serbia është anëtare e kësaj marrëveshje dhe ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës shkruan arbresh.info.
Drejtori i kompanisë “Meka”, Burim Piraj thotë për arbresh.info se Serbia do të jetë ajo e cila do të vazhdojë të vendos barriera për Kosovën njëjtë sikurse edhe në të kaluarën.
“Unë mendoj që barrierat do të vazhdojnë pavarësisht që Kosova ka marrë anëtarësimin në CEFTA pasi që Serbia Kosovën nuk e ka njohur si shtet dhe Serbia do të vazhdojë të bëjë barriera të cilat i ka bërë në të kaluarën . Një prej barrierave që neve na bën problem është mos lejimi i kalimit të mallit tranzit i cili është mall me prejardhje shtazore nga Evropa për në Kosovë Ne edhe sot e kësaj dite të gjitha transportet i bëjmë rrotull Serbisë pasi që nuk na lejohet ose na kërkojnë që kompanitë ti regjistrojmë në kuadër të Republikës së Serbisë dhe madje të bëjmë kërkesë për lejimin e kontigjenteve”, ka thënë Piraj.
Derisa në ueb faqe të CEFTA-s, Kosova ende figuron si UNMIK, Piraj shpreson që kjo çështje me marrjen e kryesimit nga ana jonë do të rregullohet.
“Mandej unë nuk e kam të qartë se përse në ueb faqe Kosova figuron si UNMIK, nuk e di a do të rregullohet kjo apo do të qëndron prapë si UNMIK nuk e kam të qartë edhe pse ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani e ka cekur dhe ka qenë këmbëngulës që kjo të rregullohet. Shpresojmë që tash kur Kosova e ka udhëheqjen e CEFTA-s kjo çështje të rregullohet që Kosova të jetë si Kosovë e mos të figurojë si UNMIK”, ka deklaruar ai.
Kurse eksperti i ekonomisë Lulzim Beqiri thotë për arbresh.info se kryesimi i CEFTA-s, nga Kosova është lajm i rëndësishëm për shkak që kjo është dëshmi që Kosova është në gjendje të marrë përgjegjësi në tregtinë rajonale.
“Mendoj që është një lajm pozitiv dhe një dëshmi se Kosova është në gjendje të marr përgjegjësit që i takojnë në tregtinë rajonale, dhe jam i bindur se do të jete shembull i bashkëpunimit të mirë me vendet anëtare. Qasja e Kosovës do të jete tejet produktive, duhet qe ky kryesim te filloj me një dialog të të gjitha palëve për problemet që janë dhe të arrihen marrëveshje të cilat lehtësojnë integrimin ekonomik evropian”, ka thënë ai.
Beqiri, ka theksuar se Kosova ka pasur barriera të shumta nga vendet anëtare të CEFTA-s e sidomos nga Serbia por është optimist që me një politikë strategjike dhe të dialogut këto barriera dalëngadalë do të hiqen edhe me Republikë e Serbisë dhe vendet tjera të cilat i kanë shkaktuar mjaft problem vendit tonë
“Me rastin e marrjes së kryesimit nga ana e Kosovës pres që Kosova do të krijojë kushte për lehtësim të tregtisë së lirë të mallrave, lehtësim dhe harmonizim të tregjeve në mes të CEFTA-se dhe BE-së, krijimi i një rajoni të lirë nga barrierat jo-tarifore dhe zgjidhja e kontesteve tregtare, lehtësimi i tregtisë së lirë në shërbime e lehtësimi i lëvizjes së lirë të ekspertëve dhe profesionistëve dhe punëtore të kualifikuar, lëvizja e lirë e investimeve, këto janë edhe prioritetet e Kosovës, pra pres një fuqizim më të madh te CEFTA-s”, ka pohuar Beqiri.
Me të marrë kryesimin në CEFTA ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka thënë se Kosova do të luaj rol konstruktiv gjatë kohës që do të udhëheq me CEFTA-në.
Ai është shprehur se objektiv strategjik do të jetë Krijimi i Zonës Ekonomike Rajonale me Bazë të pajtueshmërisë me BE-së dhe Marrëveshjen e CEFTA për promovimin e investime përmes promovimit të tregtisë rajonale.
Marrëveshje e CEFTA-s, është marrëveshja më e rëndësishme jo vetëm në vendet e Ballkanit Perëndimor por edhe më gjerë, duke iu referuar kështu tregtisë së lirë në mes këtyre vendeve.
Kosova është anëtare e CEFTA-s, që nga viti 2007./J.Zhuniqi/arbresh.info/
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...
SHBA njeh liderin e opozitës si president të zgjedhur në Ven...
Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare aktori Paul Teal
Shënohet Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve