Google ADS

Kompania “Oriental Mushrooms” hap mbi 100 vende të lira pune

13:52 | 9 Shtator 2019
M. A.

KONKURS PËR VENDE TË REJA TË PUNËS

Kompania “Oriental Mushrooms” me lokacion në Banullë, Lipjan, është në prag të fillimit të prodhimit të kërpudhave “Eryngii”, prandaj shpall konkurs për këto vende të reja të punës:

  1. Mbikëqyrës i Fabrikës (1)
  2. Mbikëqyrës i Prodhimit (1)
  3. Mbikëqyrës i Korrjes (1)
  4. Mbikëqyrës i Paketimit (1)
  5. Mbikëqyrës i Depos (1)
  6. Teknik të Laboratorit (2)
  7. Punëtorë të Prodhimit (30)
  8. Punëtorë të korrjes (30)
  9. Punëtorë të Paketimit (30)
  10. Punëtorë të Depos (4)
  11. Mirëmbajtjes të Objektit (2)
  12. Pastrues (2)

Kandidatët e interesuar për pozitat 1, 2, 3, 4 dhe 5 duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  1. Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik ose në Fakultetin e Bujqësisë;
  2. Së paku 3 vite përvojë pune relevante;
  3. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  4. Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit.
  5. Të jetë i aftë të punojë në ekip.

Kandidatët e interesuar për pozitën 6 duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  1. Diplomë Universitare në Inxhinieri Ushqimore;
  2. Së paku 2 vite përvojë punë relevante;
  3. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  4. Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit

Kandidatët e interesuar për pozitat 7, 8, 9, 10, 11, 12, duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  1. Diplomë të shkollës së mesme (jo e obliguar);
  2. Përvoja e punës relevante e dëshiruar (Jo e obliguar)
  3. Të jetë i aftë të punojë në ekip.

Afati i konkurrimit është deri më datën 23.09.2019

 

Të gjithë të interesuarit aplikacionet për konkurrim mund ti marrin në zyrat e “Mabco Constructions” shpk Rruga “Aziz Abrashi” nr.140 Zona Industriale Prishtinë-Fushë-Kosovë në çdo ditë pune prej orës 8:00 deri në orën 14:00

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme