Google ADS

Hamza: Informaliteti në Kosovë, mbi mesataren e vendeve të BE-së

10:33 | 9 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë sot se niveli i ekonomisë joformale në Kosovë është mbi mesataren e vendeve të BE-së.

Hamza këtë deklaratë e bëri gjatë prezantimit të raportit rreth Vlerësimit mbi Shtrirjen e Ekonomisë Informale në Kosovë, nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ministria e Financave, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, kjo po e dëmton konkurrencën në treg dhe buxhetin  e Kosovës.

“Të gjithë pajtohemi që in formalitet është prezent mbi mesataren e vendeve të BE-së dhe ne duhet të fokusohemi që këtë informalitet ta reduktojmë dhe ta sjellim në nivele sa më të ulëta. Formalizimi i bizneseve dhe aktiviteteve të tyre ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet e agjendës tonë dhe publikimi i këtij raporti do të na shërbej në zvogëlimin e in formalitetit. Prezenca e ekonomisë joformale është sfidë për financat publike, në njërën anë dëmton konkurrencën e drejtpërdrejtë në treg e në anën tjetër dëmton edhe buxhetin e Kosovë dhe mundëson dukuritë  tjera si shpëlarja e parave dhe financimi i terrorizmit”, ka thënë Hamza.

Ai shtoi se Ministria e Financave do të fokusohet në luftimin e kësaj dukurie që siç tha, ndikon edhe në shpëlarjen e parave dhe financimin e terrorizmit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme