Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë sot se niveli i ekonomisë joformale në Kosovë është mbi mesataren e vendeve të BE-së.
Hamza këtë deklaratë e bëri gjatë prezantimit të raportit rreth Vlerësimit mbi Shtrirjen e Ekonomisë Informale në Kosovë, nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ministria e Financave, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, kjo po e dëmton konkurrencën në treg dhe buxhetin e Kosovës.
“Të gjithë pajtohemi që in formalitet është prezent mbi mesataren e vendeve të BE-së dhe ne duhet të fokusohemi që këtë informalitet ta reduktojmë dhe ta sjellim në nivele sa më të ulëta. Formalizimi i bizneseve dhe aktiviteteve të tyre ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet e agjendës tonë dhe publikimi i këtij raporti do të na shërbej në zvogëlimin e in formalitetit. Prezenca e ekonomisë joformale është sfidë për financat publike, në njërën anë dëmton konkurrencën e drejtpërdrejtë në treg e në anën tjetër dëmton edhe buxhetin e Kosovë dhe mundëson dukuritë tjera si shpëlarja e parave dhe financimi i terrorizmit”, ka thënë Hamza.
Ai shtoi se Ministria e Financave do të fokusohet në luftimin e kësaj dukurie që siç tha, ndikon edhe në shpëlarjen e parave dhe financimin e terrorizmit. /arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...