Eksperti i ekonomisë, Lulzim Beqiri tha për ” Kosova Sot” se ekonomia informale ka ndikim mjaft të madh në territorin e Kosovës. “Rreth 30 për qind llogaritet aktualisht ekonomia informale dhe pjesa më e madhe e këtij problemi vjen nga veriu i Kosovës që administrohet nga pakica etnike serbe, e cila nuk iu bindet ligjeve të Republikës së Kosovës.
Republikës së Kosovës i nevojitet një sistem financiar i besueshëm, si dhe një ekonomi tregu e qëndrueshme dhe funksionale. Për këtë arsye është e rëndësishme që të gjenden metoda efektive për të parandaluar ekonominë joformale”, ka potencuar ai.
Sipas ekspertit Beqiri, në bazë të disa analizave buxheti i shtetit i humb nga 2 deri 3 miliardë euro në vit nga kjo veprimtari ilegale, ndërsa ende shumë kompani nuk janë fiskalizuar. “Në vendet rurale nuk ka një vullnet për të paguar tatimin, gjithashtu komuniteti serb është duke i shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë kosovare. Siç dihet, ata ende vazhdojnë që valutë zyrtare të kenë dinarin serb, dhe nuk respektojnë asnjë ligj të shtetit. Vetëm në vitin 2017, sipas ATK-së, për shmangie tatimore apo evazion fiskal janë realizuar 667,014.00 euro, pa ndëshkime dhe interesa”, ka theksuar ai. “Në anën tjetër, korrupsioni është një virus i pashërueshëm deri më tani, që po i përcjellë vazhdimisht organet shtetërore të Republikës së Kosovës.
Prijësit tanë duhet që të jenë më të ndërgjegjshëm para qytetarëve dhe shtetit që sapo mbushi 10 vjet të ekzistencës së tij si shtet i pavarur dhe sovran”, u shpreh më tej Beqiri. Këta politikanë duhet urgjentisht të hartojnë strategji efektive për ta luftuar këtë dukuri që njëherësh është edhe njëri nga obligimet që duhet të përmbushen në rrugëtimin drejt BE-së. Korrupsioni është njëra nga arsyet pse qytetarët e Republikës se Kosovës janë kaq pesimistë për të jetuar dhe për të investuar në tokën ku sakrifikuan shumë”, vlerësoi ai.
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...