Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka marrë pjesë në lansimin e programit “Elvator Lab Chalenge”.
Në hapje të këtij aktivitetit, në cilësinë e panalistit, ministri Besim Beqaj ka folur për rëndësinë e ndryshimit të qasjes në zhvillimin ekonomik të Kosovës, përmes digjitalizimit dhe përdorimit të inovacionit, shkruan arbresh.info.
“Inovacioni është e ardhmja, por që realisht është edhe një sfidë të cilën duhet ta adresojmë të gjithë, marrë parasysh që mendimi ekonomik besoj që duhet të ndryshohet. Potenciali ynë për zhvillim ekonomik dhe për të eksportuar përmes ekonomisë digjitale, ku hyjnë është shërbimet bankare të cilat janë servis i aktivitetit ekonomik, është i rëndësishëm ”, theksoi ministri Beqaj.
Ministri Besim Beqaj ka folur edhe për aktivitetet e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në lidhje me hartimin e kornizës ligjore dhe strategjike si bazë e mirë për përkrahje të inovacionit në shërbim të zhvillimit ekonomik.
Beqaj ka paralajmëruar se nesër në mbledhjen e radhës së Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi do të prezantojë një sërë dokumentesh ligjore dhe strategjike, si dhe politikën për ndarjen e subvencioneve dhe grandeve në fushën e përkrahjes së inovacionit dhe ndërmarrësisë.
Programi “Elevator Lab Challenge” do ta hapë fazën e aplikimit më 23 prill. Ky aplikim do të jetë i hapur për të gjitha ndërmarrjet nga Kosova të cilat kanë ide inovative në fushat e analizave të avancuara, shërbimeve bankare për biznese, teknologji të investimit dhe tregtisë, e të tjera./arbresh.info/
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?
Vullneti: Edi është 100% tipi i Xhenetës
18 persona të arrestuar për këmbim të paligjshëm të kriptova...