Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka pritur sot në takim Marco Mantovanelli, Drejtor për Kosovën në Bankën Botërore, transmeton arbresh.info.
Në takimin e përzemërt me drejtorin Mantovanelli, ministri Beqaj ka theksuar mundësinë e bashkëpunimit në fushën e Inovacionit dhe të zhvillimit të projekteve të përbashkëta. Ministri Beqaj e ka njoftuar Mantovanelli me prioritetet dhe planin e punës së Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
“Banka Botërore do të jetë partner strategjik i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, në ndërtimin e kapaciteteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik’’, tha pas takimit ministri Beqaj.
Temë diskutimi e takimit ishte edhe mundësia e bashkëpunimit të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Bankës Botërore në fushën e Inovacionit, zhvillimit të projekteve të përbashkëta më qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës, me fokus tek gratë dhe të rinjtë, si dhe përkrahja e sektorit privat në rritjen e konkurrueshmërisë.
Ministri Beqaj, po ashtu, shprehu edhe falënderimin e tij për përkrahjen e vazhdueshme që Banka Botërore u ka dhënë institucioneve të Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...