ARKEP njofton opinionin publik se çmimet e thirrjeve dalëse me pakicë nga çdo operator në botë caktohen nga vetë ata operatorë në shtetet nga ata vijnë.
”Fillimi i shfrytëzimit të kodit 383 për Kosovën, mundëson që në marrëdhëniet në mes operatorëve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtarë, qoftë për caktimin e çmimeve të thirrjeve apo edhe orientimin e tyre, të mos ketë më ndërmjetësues që përfitojnë nga përdorimi i kodeve të shteteve tjera. Operatorët tanë janë të lirë që direkt të negociojnë çmimet me shumicë (në mes operatorëve) për thirrjet ndërkombëtare. Në këtë kontekst, çmimet e aplikuara nga operatorët e Republikës së Kosovës për operatorët ndërkombëtar nuk kanë ndryshuar, prandaj nuk ka asnjë argument të vetëm që thirrjet ndërkombëtare me pakicë në kodin 383 të jenë më të shtrenjta. Rrjedhimisht, implementimi i kodit 383 eliminon barrierat, të cilat kanë ekzistuar deri më tani me përdorimin e 3 kodeve”, thuhet në njoftimin për media të ARKEP.
Sipas komunikatës, para heqjes përfundimtare të përdorimit të kodeve tejra për Kosovën, ARKEP është informuar nga opratorët e saj se nuk është ndryshuar çmimi thirrës me shumicë për kodin e ri.
”ARKEP është duke e trajtuar rastin e paraqitur në media sot për thirrjen e bërë nga operatori finlandez Telia dhe me gjithë faktin se është jashtë përgjegjësive të vendimmarrëse të ARKEP kjo çështje, pasi që bëhet fjalë për çmimet me pakicë, të cilat i vendos vet operatori (në këtë rast Telia),jemi duke kërkuar informata shtesë nga operatori në fjalë për të parë se cila është arsyeja e mbi-tarifimit të këtij rasti për thirrjen nga ky operator në drejtim të Kosovës me kodin 383.
ARKEP ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve tanë në diasporë por edhe të tjerëve që thërrasin në drejtim të Kosovës, që të lajmërojnë pranë operatorëve të tyre edhe rastet tjera eventuale kur ka probleme me thirrje në drejtim të kodit 383.
ARKEP rikonfirmon se marrja e kodit shtetëror +383 ekskluzivisht për Kosovën nga ITU është hapi vendimtar i pavarësimit të plotë të Kosovës në fushën e telekomit dhe kjo do ketë efekt pozitiv afatgjatë si në çmimet e thirrjes e poashtu edhe në zhvillimin e sektorit të telekomit.
AFRKEP mbetet i përkushtuar që sa më parë të përfundoj në tërësi implementimi i kodit telefonik 383 dhe për të gjitha këto dhe çështje tjera me rëndësi për tregun e komunikimeve elektronike do të mbaj të informuar opinionin publik”, përfundon komunikata./Arbresh.info
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
MPB miraton vendimin për regjistrimin e fakteve të gjendjes ...
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...