BQK me politika të shtrënguara për licencat e bankave të reja

14:36 | 22 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Sistemi financiar i Kosovës e në veçanti industria bankare e Kosovës nuk prodhoi rezultatet e pritura. Banka Qendrore e Kosovës përcolli politika të shtrënguara në raport me licensimin e bankave të reja duke koncentruar industrinë bankare. Në krahasim me vendet e ish bllokut socialist sovjetik: Çekia, Hungaria dhe Polonia, Kosova nuk arriti ta krijojë tregun e kapitalit (Bursën e Prishtinës) që do ta zëvendësonte industrinë bankare për kredidhënienë momentet kur normat e interesit do të ishin më të larta në industrinë bankare sesa në tregun e kapitalit.

Kështu thuhet në publikimin e hulumtimit “Gjendja Aktuale e Sistemit Financiar në Kosovë dhe Efektet e tij në Siguri Njerëzore”, të publikuar nga Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhePublikim. Në raport thuhet se në vitin 2011 bankat në Kosovë operonin me rreziqe më të vogla se në rajon, ndërsa kishte norma të interesit më të larta.

Kosova sipas raportit kishte rritje ekonomike edhe gjatë vitit 2008/09 në ndërkohë kur disa vende të rajonit ishin në krizë ekonomike. Kreditë e këqija në vitin 2011 në Kosovë ishin 7.5%, në të njëjtën kohë Mali i Zi kishte kreditë e këqija rreth 17.6%, Serbia me 18.6%, por këto vende kishin 40% norma të interesit më të ulëta se Kosova.

“Ekzekutimi i kontratave

Qytet që ishin pjesë e studimit të Bankës Botërore (Doing Bussines në vitin 2011) e cila tha në raportin e saj se kërkohej mesatarisht 420 ditë për ta ekzekutuar një kontra të në Prishtinë dhe Prizren, ndërsa në rajon qytetet si Krushevci kishte nevojë për 720 ditë për ekzekutimin e kontratës, Beogradi 635 ditë, Nikshiçi 545 ditë dhe Podgorica 545 ditë. Pra të gjitha më shumë se qytetet e përmendura në Kosovë.

Borxhi publik i Kosovës është më i ulëti në rajon, por edhe ne Evropë.

Kursi i Këmbimimit

Kosova përdorë Euro si valutë shtetërore dhe si rezultat depozitat dhe kreditë në industrinë bankare janë në Euro. Vendet e rajonit siç janë Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria kanë valutat e tyre kombëtare dhe bankat e tyre pranojnë depozita në Euro dhe në valutën kombëtare. Në këtë rast lëvizjet e kursit të këmbimit mund t’i dëmtojnë bankat e rajonit, por jo dhe bankat në Kosovë. Pra të gjithë treguesit e rrezikut janë më të lartë në rajon sesa në Kosovë, por norma e interesit në Kosovë është për 40% më e lartë sesa në rajon”, thuhet në komunikatë të dërguar nga kjo qendër..

Si përfundim, raporti thotë se Kosova nuk arriti të krijojë një sistem fianciar që të jetë ndihmesë për ekonominë. Duhet mbajtur në mend se reformimi i sistemit fianciar kërkon përmirësime të vazhdueshme.

Rekomandimet për ndryshimin e politikave: Liberalizimi i skemës obligative të skemës pensionale por në të njejtën kohë të mbahet Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës si monopol publik.•Krijimi i bankës shtetrore (bankë që kontrollohet dhe menaxhohet nga qeveria) që do të bënte presione në sistemin bankar që të ulen normat e interesit në kredi dhe të rriten në depozita.•Krijimi i tregut të kapitalit dhe atij të obligacioneve përmes mjeteve të fondit të kursimeve pensionale të Kosovës dhe Agjensisë së Privatizimit. •Rivendosja e taksës mbi dividentën, jo vetëm për të krijuar barazi por si dhe duke u bazuar në faktin që mostaksimi i dividentës nuk ka pas ndikimin e pritur në inkurajimin e investimeve të huaja direkte. •Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës duhet të jetë i kufizuar me ligj sa i përket investimeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme