Hykmete Bajrami, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë, tha se Kosova gjatë vitit 2015 ka shënuar progres në fushën e tërheqjes së investimeve të huaja direkte të cilat në nëntëmujorin e parë të këtij viti arritën shumën prej 270 milionë euro.
Sipas Bajramit, deri në fund të vitit pritet që vlera e investimeve të huaja direkte në Kosovë të arrijë deri në 400 milionë euro, raporton kallxo.com.
“Gjatë viti 2015 për shkak të reformave që kemi ndërmarrë strukturale si Qeveri e Republikës së Kosovës, kemi pasur një ngritje të dukshme dhe deri në tetor kemi arritur që të kemi dmth në janar deri në 31 shtator kemi arritur që të tërheqim 270 milionë euro investimet e huaja direkte”, tha Bajrami.
Ajo u shpreh se institucionet e Kosovës kanë punuar në përmirësimin e ambientit të biznesit dhe si rezultat i kësaj Kosova ka arritur dukshëm të rangohet më mirë në raportin e Bankës Botërore.
“Kosova në raportin e Bankës Botërore të të bërit biznes në vitin 2016 nga 189 vende është ranguar në pozitën e 66, ky konsiderohet si progres shumë i mirë duke marrë parasysh që në vitin 2012 Kosova është ranguar në pozitën e 117”, shtoi ajo.
Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se liberalizimi i tregjeve ka qenë një prej burimeve të shumë krizave në ekonomi.
“Liberalizimi i tregjeve në kuptimin e të ashtuquajturit konsensus i Uashingtonit nuk është treguar i mjaftueshëm për të tejkaluar rënien e menjëhershëm të outputeve dhe krizave të njëpasnjëshme që kanë karakterizuar vendet ne tranzicion në fillim të viteve 90-ta”, deklaroi Mustafa.
Muhamet Mustafa u shpreh se përkundër rënies së investimeve direkte gjatë vitit 2014, këtë vit Kosova ka rritjue të këtyre investimeve.
“Kemi një ulje të investimeve që nga viti 2007 kur kemi arrit maksimumin, ku kanë qenë më tepër se 400 milionë euro investime në vit, kemi rënë në vitin 2014 në një nivel të ulët dhe pastaj kemi një ngritje në këtë vit që besojmë se është një shenjë e mirë e rikthimit të investimeve të jashtme”, tha Mustafa.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...