15 grante për përkrahjen e bizneseve të grave në Kosovë

08:00 | 1 Gusht 2015
Arbresh.info

Union i Bizneseve Kosovare-Gjermane (UBKGJ) me seli në Keln të Gjermanisë, në ceremoninë do të jap 15 grante për përkrahjen e 15 bizneseve të grave në Kosovë.

Ceremonia organizohet të hënën në selinë e Kooperativës Bujqësore të grave “Krusha” në Krushë të Madhe.

Sipas një njoftimi të këtij unioni, në këtë ceremoni do të marrin pjesë përfaqësues të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, përfaqësues të bizneseve nga Gjermania dhe Kosova dhe personalitete të ndryshme.

Ky është projekti i tretë i Unionit të Bizneseve Kosovare-Gjermane (UBKGJ) në përkrahje të zhvillimit të ekonomisë së Kosovës.

UBKGJ vitin e kaluar ka ndarë 34 bursa për vajza studente në Universitetet Publike të Kosovës dhe është duke zbatuar projektin për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme