14% e popullsisë ende nuk ka pasur qasje në ujësjellësit publik

11:09 | 4 Qershor 2020
Arbresh.info

Shumë nga qytetarët e Kosovës ende përballen me mungesa elementare për jetë.

Ndër to është edhe uji, shkruan arbresh.info.

E, në raportin “Statistikat e Ujërave në Kosovë” për vitet 2018-2019 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK),  thuhet se 13.69% e popullsisë ende nuk ka pasur qasje në shërbimin e ujësjellësit publik.

Ata duhet të bëjnë zgjidhje vet për furnizim me ujë.

“Në vitin 2018 rreth 86.31 % e popullsisë së Kosovës është furnizuar me ujë nëpërmjet sistemit publikë të menaxhuara nga Kompanitë Rajonale të Ujit3, ndërsa 13.69% e popullsisë nuk ka pasur qasje në shërbimin e ujësjellësit publik”, thuhet në raport.

Ndryshe, kompanitë Rajonale që furnizojnë me ujë mbi 85% të popullsisë në Kosovë janë   KRU Prishtina (Prishtinë), Hidroregjioni Jugor (Prizren), Hidrodrini (Pejë), Mitrovica (Mitrovicë), Radoniqi (Gjakovë), Hidromorava (Gjilan), Bifurkacioni (Ferizaj) dhe NPH Ibër-Lepenc./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme