Më në fund, pas më shumë se shtatë vjet të nënshkrimit, po implementohet marrëveshja për energji ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në prani të Bashkimit Evropian.
Bisedimet në nivel teknik ngjatën rreth dy vjet. Ato filluan në vitin 2011, ndërsa qëndrimet në këtë nivel u përafruan në korrik të vitit 2013, shkruan arbresh.info.
Këto zhvillime i kanë paraprirë finalizimit edhe në nivel politik të kësaj marrëveshje, konkretisht në shtator të vitit 2013, të nënshkruar nga kryeministrat e dy vendeve, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq.
Për këtë marrëveshje u angazhuan nga ana e Kosovës shumë ekspertë:
Edita Tahiri- Zëvendëskryeministri në atë kohë, kryesuese e delegacionit në nivelin teknik
Naim Bejtullahu – KOSTT
Fadil Ismajli – KOSTT
Ali Hamiti – ZRRE
Enver Halimi – ZRRE
Merita Kostari – ZRRE
Arben Gjuka – KEK
Lirim Greiçevci- Këshilltar i Hashim Thaçit, kryeministër në atë kohë
Gazmir Raci – Këshilltar i Edita Tahirit
Dren Zeka – Këshilltar i Edita Tahirit
Të dyja palët asokohe konfirmuan angazhimin e tyre për të përmbushur të gjitha detyrimet e tyre në bazë të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, dhe për të aplikuar acquis energjetike të BE-së.
Një ditë më parë është votuar Marrëveshja e Kyçjes së re nga Grupi Rajonal i Evropës Kontinentale, trup i ENTSO-E, që do të thotë se Kosova është e pavarur edhe në fushën e energjisë./arbresh.info/
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...