103 persona kanë vdekur në fatkeqësi gjatë vitit që lamë pas në Kosovë.
Ndërsa mosha e tyre dominon 50 vjeç e më shumë, shkruan arbresh.info.
Në raportin Statistikat e Vdekjeve në Kosovë” për vitin 2019 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) thuhet gjithashtu se gjatë 2019-es në Kosovë kanë vdekur mbi 10 mijë persona.
“Vdekje të dhunshme në vitin 2019 janë raportuar gjithsej 157 raste, ose 1.7%; vdekje në fatkeqësi janë 103 raste, ose 65.6%; vetëvrasje janë 39 raste, ose 24.8%; dhe vrasje janë 15 raste, ose 9.6%. Tek fatkeqësitë, dominon mosha 50 e më shumë vjeç për meshkuj, ndërsa tek vetëvrasjet dhe vrasjet, dominon grup – mosha 20-40 vjeç”, thuhet në raport.
Nga personat e vdekur 54.1% e tyre janë meshkuj ndërsa 45.9% janë femra.
“Vdekjet e raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në librat amzë për vdekjet, në vitin 2019, kanë qenë 10 560, prej tyre vdekje të ndodhura vetëm në Kosovë 9 430 raste, kurse vdekjet që kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 1 130 raste. Nga gjithsej vdekjet e raportuara, të ndodhura vetëm në Kosovë, 5 105 raste janë meshkuj, ose 54.1%, dhe 4 325 janë femra, ose 45.9%”, thuhet në raport.
Ndërsa në institucione shëndetësore kanë ndodhur 42.8% e rasteve të vdekjeve, 55.7% kanë ndodhur në shtëpi dhe 1.5% në vend tjetër./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...