Google ADS

102.450 euro janë dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit në Rahovec

09:36 | 17 Mars 2016
Arbresh.info

Vlera e përgjithshme e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e datës 07 mars të këtij viti, në gjithë territorin e Komunën e Rahovecit në sektorin e bujqësisë kapin shifrën e 102.450 euro.

Kështu thuhet në një komunikatë të Komunës së Rahovecit, ku theksohet se pas vërshimeve të fundit të shkaktuara nga reshjet e shiut kryetari i Komunës së Rahoveci, Idriz Vehapi , ka formuar komisionin për vlerësimin e dëmeve në kulturat bujqësore në Komunën e Rahovecit.

Sipas komisionit dëme të mëdha janë shkaktuar në këto zona kadastrale Rahovec, Fortesë, Celinë, Krushe e Madhe, Xërxe, kurse dëme më të vogla janë shkaktuar në Malësi e Vogël, Qifllak, Ratkoc, Deje dhe Hoqe e Vogël.

Dëme janë shkaktuar kryesisht në këto kultura bujqësore: Grurë, Patate, ara tëpërgatitura për mbjelljepranverore.

“Komisioni ka konstatuar se dëmet më të mëdha janë në kulturën e patates me 25 ha dhe vlera 37.400 euro, grurit 11 ha vlera 7.260 euro, qepë 08 ha vlera 39.200, dredhëza 0.80 ha vlera 6.480 euro, karota 0.25 ha vlera 1.250 euro dhe spinaq 0.20 vlera 320 euro. Bazuar në rap ortin ekomisionit, nga reshjet dhe vërshimet janë dëmtuar 45 fermer me rreth 45 ha, varësisht nga tereni kryesisht janë dëmtuar tokat bujqësore pranë lumit Remnik, lumit Bellaja në Fortesë, tokat me të mbjella pranë përroit në fshatin Sapniq. Shkalla mestarë e dëmeve në këto 45 ha sillet rreth65% te të mbjellave. Vlera e dëmeve të shkaktuara në të mbjella vjeshtore arrijnë shifrën e 91.910 euro. Ndërsa demet e shkaktuara në tokë të punueshme, të gatshme për të mbjella pranverore në rreth 62 ha, vlerë është rreth 10.540 euro, apo 170 euro/ ha”, thuhet në komunikatë.

Në kulturën e patates, Komuna e Rahovecit thotë se janë llogarit vetëm shpenzimet e investimit, (pasi që kjo kulture është në fazën fillestare dhe mund të rimbilletpërsëri), ndërsa nëkulturat tjera llogaritja është bërë sipas çmimit të shitjes, dhe rendimentit të pritshëm sepse janë të mbjella vjeshtore dhe vjelja e tyre bëhet në pranverën e hershme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme