Kosovës i duhen 1 miliardë e 400 milionë euro për të tejkaluar krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia.
Kështu tha në një intervistë për Ekonomia Online, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu.
Sipas tij, e gjithë kjo duhet ta kthejë besimin e qytetarëve përmes rritjes së konsumit.
“Analizat e bëra për nevojat e qytetarëve të Kosovës tregojnë që për momentin është më se e domosdoshme të kemi një infuzion financiar në vlerë për 1 miliard e 400 milionë euro dhe e tëra kjo ta ketë vetëm një qëllim që te qytetarët të kthehet besimi i humbur, por ky besim të kthehet përmes rritjes së konsumit. Nëse nuk do të ketë rritje të konsumit atëherë vërtet rimëkëmbja do të jetë shumë e vështirë por definitivisht është koha kur duhet të kalkulohet dhe të hulumtohen mundësitë e grumbullimit të një projekti ose një buxheti prej 1 miliardë e 400 milionë euro që do të jetë në funksion të rimëkëmbjes”, ka thënë Gërxhaliu.
Ai ka thënë se Kosova duhet t’i analizojë të gjitha mundësitë për rimëkëmbje të ekonomisë, dhe që sipas tij, në këtë drejtim nuk duhet të anashkalohet edhe mundësia e rritjes së borxhit publiku.Por ai shton se në rend të parë duhet të bëhet ratifikimit i marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend, raporton EO.
“Kosova duhet t’i analizojë të gjitha mundësitë si të rimëkëmb ekonominë dhe në këtë drejtim nuk duhet të anashkalohet edhe mundësia e rritjes së borxhit publik. Ju e dini që bazuar në ligjin mbi financa publike Kosova për momentin ka të drejtë 40% të GDP-së ta ketë në borxh publik dhe deri më tani ne i kemi 1 miliard e 370 milionë euro dhe besoj që nuk është as 20% e borxhit dhe prandaj në këtë mënyrë duhet të analizohet kjo çështje që të përmbushet kjo zbrazëti prej 1 miliard e gjysmë që të arrihet norma e 40% e borxhit publik krahasuar me GPN-në.
Në të njëjtën kohë duhet të kuptohet që vendet e rajonit kanë 60% deri në 70% të lejuar dhe në qoftë se duhet të bëhet një ndryshim eventual atëherë pse jo mos të rritet pragu i borxhit publik që vërtet duhet ta kalojë këtë, por tani është koha që në rend të parë duhet të përshpejtohet mundësia e ratifikimit të marrëveshjeve me partnerët ndërkombëtar”, u shpreh Gërxhaliu.
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...