Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ata të Bashkimit Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje ekonomike, që është vlerësuar historike, e cila do t’i hapë rrugën krijimit të një tregu të përbashkët në rajon.
Pjesëmarrësit njëzëri konfirmuan mbështetjen për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa theksuan nevojën për përpjekje për reforma të reja në rajon, theksojnë mediat në Tiranë.
Sic raporton Top Channel u ra dakord për shtatë projekte shtesë konektiviteti me një investim total 500 milionë euro, duke e çuar fondin total të konektivitetit që nga 2015 në 1.4 miliardë euro për 20 projekte investimi, përcjell albinfo.ch.
Shtylla të tjera për të cilat u diskutua ishin: integrimi ekonomik rajonal, zhvillimi i sektorit privat dhe SME-ve, kontektiviteti human, si politikat e përbashkëta për rininë, shkencën, lufta kundër korrupsionit dhe qeverisja e mire, migrimi etj.
Në kuadër të samitit është dhe një marrëveshje për ndarjen e një buxheti prej 48 milionë eurosh, që mund t’u jepen si kredi rreth 6000 sipërmarrjeve.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje