Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), përmes një komunikate për medie ka kundërshtuar vendimin për procedimin me ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” për shkak se i njëjti jo vetëm që nuk do të sigurojë pavarësi të furnizimit por do të dëmtojë shëndetin, mjedisin dhe të ardhmen evropiane të sektorit energjetik në Kosovë.
KOSID vlerëson se transparenca dhe hapja e dosjeve që nga fillimi i këtij procesi është obligim kushtetues, ligjor dhe moral i çdo Qeverie demokratike
Kjo është komunikata e plotë:
“Vendimi i djeshëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës për të proceduar me arritje të marrëveshjes me Contour Global është strategjikisht i gabuar për sektorin e energjisë së Republikës së Kosovës. Kjo sepse vë gjithë kapacitetet financiare, humane dhe institucionale në shërbim të zhvillimit të një teknologjie në vdekje siç është ajo e djegies së linjitit.
Në vend se institucionet e Kosovës të punojnë në përmbushjen dhe zgjerimin e caqeve për efiçiencë të energjisë dhe për energji të prodhuar nga burime të gjelbra, Qeveria jonë prioritizon investime miliardëshe në projekte të së kaluarës.
Integrimi i tregjeve është synim qëndror i Komunitetit të Energjisë, që përbën edhe vendet anëtare të BE-së por edhe vendet nënshkruese të Traktatit.
[1] Integrimi dhe liberalizimi i tregut të energjisë në Kosovë, nuk mund të bëhet në qoftë se hyjmë në obligime kontraktuale për kthim të investimeve ndaj një operatori privat. Në anën tjetër, liberalizimi i tregut të energjisë në përgjithësi, dhe të energjisë elektrike në veçanti është obligim i pakos së tretë të ligjeve në fushën e energjisë të miratuar në vitin 2016.
Operatori i Sistemit të Transmetimit, me pëlqimin paraprak të Rregullatorit, merr pjesë në operimin e një ose më shumë sistemeve të integruara në kuadër të një ose më shumë rajoneve të cilat mbulohen nga një ose më shumë palë të Komunitetit të Energjisë me qëllim të llogaritjes së koordinuar të kapaciteteve ndërkufitare dhe alokimit të koordinuar të kapaciteteve ndërkufitare dhe verifikimit të sigurisë operative dhe me qëllim të themelimit dhe zhvillimit të tregjeve rajonale të energjisë elektrike dhe liberalizimin e tyre.
[2]Projekti “Kosova e Re” minon të ardhmen evropiane të Kosovës. Në procesin integrues, ai bie ndesh me politikat evropiane të dekarbonizimit, ato të liberalizimit dhe integrimit të tregut dhe me standardet mjedisore e shëndetësore.
Vendosja e një çmimi në karbon do të jetë patjetër e obligueshme për Kosovën. Kur kësaj i shtojmë koston shtesë shëndetësore dhe mjedisore e djegies së linjitit që kalon mbi 10 centë për kilovat[3] del që ky vendim është edhe ekonomikisht i pafavorshëm.
Nuk mund të flitet për një treg liberal e të integruar në qoftë se komponenta kryesore e tregut, e që është konkurrenca, dëmtohet me qëllim që një kompani private të realizoj me çdo kusht fitimin e saj. Në tregun e integruar të energjisë, prodhuesi i energjisë duhet të konkurrojë i barabartë me prodhuesit e tjerë, t’i nënshtrohet rreziqeve që sjellë konkurrenca e lirë dhe të jetë në gjendje të mbijetojë.
Duke qenë se teknologjia e djegies së linjitit është çdo ditë e më shumë në rënie, Contour Global-it në mënyrë tërësisht jotransparente dhe të pa arsyetuar i është garantuar kthimi i investimit në kurriz të qytetarëve.
KOSID konsideron që në vend të insistimit për të investuar në linjit, Kosova duhet të fokusohet në investime në efiçiencën e energjisë si burim shtesë i energjisë, në promovimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe në agjendën evropiane të integrimit.
Më në fund, investimi një miliardësh në një sektor strategjik siç është energjia, kërkon minimalisht një konsultim të gjerë shoqëror dhe koncensus kombëtar, një vlerësim të ndikimit në mjedis dhe një pasqyrë të qartë të pasojave. Transparenca dhe hapja e dosjeve që nga fillimi i këtij procesi është obligim kushtetues, ligjor dhe moral i çdo Qeverie demokratike”.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...