Tashmë çdo qytetar shqiptar që kërkon të marrë shërbime apo dokumente të caktuara në institucionet shtetërore, do të bëjë vetëm një kërkesë dhe me pjesën tjetër do të merret vetë administrata publike.
Ky sistem i ri synon të shmang jo vetëm sorollatjet dhe burokracitë që kanë ekzistuar deri më sot në Shqipëri, por edhe korrupsionin.
Aksesi i qytetarëve për shërbimet publike do të lehtësohet falë një marrëveshje të re që Qeveria shqiptare ka nënshkruar sot me Bankën Botërore, ku do të marrë një kredi prej 32 milionë dollarësh për ofrimin dhe digjitalizimin e shërbimeve publike në vend.
Kryeministri Rama u shpreh se me këtë marrëveshje tashmë sportelet nuk do të varen nga institucionet, por do të funksionojnë si institucione me vete, një rrjet i tërë në shërbim të qytetarit, dhe mbi të gjitha do shmanget korrupsioni.
“Nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin është sistemi që i korrupton njerëzit, dhe në këtë drejtim kemi adresuar problemin madhor të marrëdhënieve individ-shtet në çdo pikë kontakti për ta transformuar nga një marrëdhënie e ndotur gjerësisht prej korrupsionit në një marrëdhënie transparente ku qytetarit ti shërbehet shumë më shpejt, me shumë më tepër cilësi dhe mbi të gjitha pa pasur nevojë të zgjedh alternativën e korrupsionit në pamundësi për ta marrë ndryshe atë që i takon”, tha kryeministri Rama lidhur me atë se çka ndodh sot me shërbimet publike në vend.
Edhe ministrja e Inovacionit Milena Harito tha se me këtë reformë administratës shtetërore i kërkohet të respektojë rregullat ashtu siç iu kërkohet edhe qytetarëve dhe biznesit.
“Reforma e shërbimeve publike e cila hyn sot në fazën e vet të implementimit intensiv me nënshkruarjen e kësaj kredie me Bankën Botërore prej 32 milionë dollarësh, këtë herë vendos rregulla të qarta të funksionimit për vetë administratën shtetërore. Ashtu si çdo qytetari dhe biznesi i kërkohet tashmë të respektojë rregullat edhe administrata vetë duhet të jetë e para që i respekton këto rregulla,” tha ministrja Milena Harito.
Ndërsa ministri i Financave Shkëlqim Cani foli pak më në detaje për përfitimet që do të kenë qytetarët nga kjo marrëveshje, ndërsa nënvizoi shkurtimin e kohës për dokumentet dhe shërbimet që kërkohen në sportelet publike.
“Është një marrëveshje që do shkojë tërësisht në dobi të qytetarit për t’ia lehtësuar jetën qytetarit, për të përmirësuar të gjithë morinë e dokumenteve që sot është i detyruar që të sorollatet nëpër institucione për arsye burokatrike. Do t? ? shkurtojë në mënyrë drastike kohën e shërbimit ndaj tij nga institucionet publike si dhe do të vendos standarde reale moderne në jetën e përbashkët qeveri-qytetar”, tha ministri i Financave Shkëlqim Cani.
Shuma e kredisë prej 32 milionë dollarësh do të shlyhet për 20 vite, ku 7 vitet e para janë pa pagesë principali dhe norma e interesit është nën 2 %.
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...