Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHPQK) përmes një komunikate për media, ka shprehur shqetësimin që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) të udhëhiqet nga pakicat dhe kërkon që ky vendim të rishikohet.
“Pas zhvillimeve të fundit në lidhje me ndarjet e dikastereve ministrore, ne si Shoqata të Prodhuesve dhe Përpunuese të Qumështit jemi të brengosur që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural t’i ndahet apo të udhëhiqet nga minoritetet”, thuhet në reagim.
Duke pasur parasysh rëndësinë vitale të këtij sektori për zhvillimin ekonomik, SHPQK kërkon që ky vendim të shqyrtohet edhe një herë
“Kjo brengë është prezent te fermerët, prodhuesit dhe përpunuesit të qumështit, të cilët këtë e kanë adresuar te ne si përfaqësues të tyre. Ne si prodhues dhe përpunues të qumështit kërkojmë që kjo pakënaqësi e jona të merret parasysh nga organet kompetente”, thuhet në reagim.
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...
Abdixhiku sot prezanton programin e LDK-së për shëndetësi në...
Save the Children: TikTok-u hapësira ku bullizohen më së shu...
Ndikimi i Dua Lipës, falë saj u zgjodh “fjala e vitit”
Ndeshja Kosovë-Rumani, UEFA merr vendim
Përfaqësuesi i Ministrisë të Vakëfeve: Është investim i yni ...