Radio- Televizionit të Kosovës i sigurohet buxheti për gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm.
Këtij mediumi publik do t’i ndahen 4 milionë euro.
Kështu ka vendosur sot Komisioni për Buxhet dhe Financa , gjatë shqyrtimit të amendamenteve të projektbuxhetit për vitin 2016, i cili pritet të votohet të hënën në seancën e caktuar nga Kryesia e Kuvendit.
Gjatë shqyrtimit të amendamenteve , kryetari i Komisionit, Naser Osmani, tha se komisioni funksional ka për obligim që të gjejë mënyrën e mëtejshme të financimit të RTK-së.
“Ligji për RTK-në e sqaron qartë që Bordi menaxhues ,komisioni funksional kanë për obligim me e gjet mënyrën e financimit të këtij institucioni të pavarur publik. Çështja e ligjit të buxhetit e sqaron vetëm shpenzimet për vitin fiskal. Ne po e precizojmë që ne për një gjashtë mujor po ndajmë 4 milion ë euro për RTK-në . Por ligji edhe më tutje është në fuqi që ata kanë për obligim me gjet mënyrën e rregullt të financimit . Komisioni funksional asnjëherë nuk ka bërë përpjekje një propozim nuk e ka dhënë as Komisionit për Buxhet dhe as Kuvendit se si do të duhej të financohet ky institucion në anën tjetër moment të caktuara ne po përballemi me këtë çështje”, tha Osmani.
Në kohën kur ministri i Financave Avdullah Hoti lexonte amendamentin për plotësim- ndryshim për buxhetin e RTK-së, deputeti i PDK-së Latif Gashi, ka kërkuar të dijë se a i mjafton ky buxhet RTK-së.
“A mjaftojnë 4 milionë euro deri në qershor për RTK?”, ka pyetur Gashi.
Ministri Avdullah Hoti tha se janë të mjaftueshme dhe se sipas tij, RTK pjesën tjetër e siguron nga reklamat.
Ne nuk kemi mundur me e fut fillimisht në tabelat buxhetore sepse nuk ka pasur bazë ligjore. E vetmja mundësi është tash, gjatë amandamentimit që e bëni ju tash faktikisht . Të krijojmë bazën ligjore. Nuk ka nevojë me ndryshuar ligji i RTK-së për me gjet modelin e RTK-së. Me ligjin ekzistues veç duhet me u gjet modeli. Komisionin parlamentar ne mund ta ndihmojmë aq sa kemi mundësi me ekspertizë me modele qysh funksionon nëpër vende të tjera . Unë jam i bindur që duhet vetëm një muaj punë intensive e komisionit me ekspertët vendor dhe ndërkombëtarë me ardhur deri tek modeli i financimit i cili del në votim në kuvend …Propozimi im do të ishte deri në mars t’ i japim financim për RTK që të krijojmë zgjidhje sa më shpejtë. Po deri në qershor është më se e mjaftueshme që të gjendet zgjidhja të bëhen përgatitjet nga ana e RTK-së”, tha Hoti.
Po ashtu sot Komisioni ka miratuar dy projektligje atë për Ratifikimin e Marrëveshjen për Hua ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Rehabilitimit të Rrugës Hekurudhore 10 dhe projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për Bashkëpunim Financiar 2014 për Projektin e Huas.
Ministri i Financave ka arsyetuar dy kërkesat për hua dhe shumën e kredive.
Për ratifikimin e këtyre dy marrëveshjeve duhet të votojnë dy të tretat e deputetëve me 80 vota.
Në rastin ndaj Bahtijarit, Januzit dhe Shalës, shtohen gjash...
Altin Lala për Arbresh.info: Çekinë e shoh pak të rrezikshme...
Kurti mirëpriti drejtoreshën e NDI- së Nancy Soderberg, disk...
PSD me aksion për autostradën Prishtinë-Gjilan: Një rajon i ...
Foda pret respekt nga Rumania nesër në Bukuresht
Japonia dhuron pajisje mjekësore për spitalin e Gjilanit dhe...