Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ka shprehur brengat e saj në lidhje me gjendjen e punëtoreve në sektorin privat, sidomos ata që punojnë në kompanitë që mirëmbajnë objektet e institucioneve.
Kjo sindikatë ka kërkuar po ashtu që paga minimale të jetë 300 euro. Këtë do ta diskutojnë edhe në takimet që do ndodhin me sindikatat e tjera të të gjithë punëtorëve gjatë javës së ardhshme.
Përveç kësaj sindikalistët do të dakordohen edhe për protesta, ku përveç se do të kërkojnë që të rritet paga minimale, do të protestojnë edhe për arsyen se këta punëtorë nuk gëzojnë 0.5 përqindshin.
Sindikalistët në krye me Jusuf Azemin, kryetarin e kësaj sindikate kanë thënë se nuk do të zmbrapsen nga kërkesat e tyre duke theksuar se ka shumë shkelje të punëtorëve.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...