​Nuk ka kufizim të mallrave Kosovë-Shqipëri

16:20 | 12 Mars 2020
Arbresh.info

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, gjatë një takimi kanë bërë të ditur nuk ka kurrfarë pengese dhe as kufizim sa i përket qarkullimit të mallrave ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjatë këtij takimit gjithashtu u diskutua edhe për intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, me fokus të veçantë në zhvillimin e terminalit doganor të Kosovës në Durrës.

Ministria e Financave dhe Transfereve ka bërë një analizë të zbatimit të marrëveshjeve të deritanishme në mes dy vendeve, që bien në fushëveprimtarinë e kësaj ministrie, për të shikuar hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmen për realizimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme