Nga sot fermerët kosovar mund të informohen dhe të edukohen për metodat moderne të kultivimit të produkteve bujqësore përmes internetit.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), sot ka lansuar ueb-faqen, apo portalin për shërbime këshillimore për fermerët vendor, në të cilën parashihet të ketë këshilla edhe për më shumë çështje të tjera siç janë marketingu në fermë, qasja në treg, panairet, mundësit për grante dhe subvencionet, për dobitë shëndetësore nga konsumimi i prodhimeve bujqësore e po ashtu fermerët dhe çdo kush tjetër do të mund të shtrojë pyetje dhe do të marrë përgjigje nga shërbimi këshillues i MBPZHR-së.
Shkelzen Dragaj, këshilltar i ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi thotë se hapja e kësaj faqe është një nevojë e kohës, pasi që fermerët në vazhdimësi kanë nevojë për edukim dhe se kjo, sipas tij, është mënyra më e thjeshtë dhe adekuate për ta bërë.
“Shërbimet këshillimore janë një prej elementeve më të rëndësishme sa i përket zhvillimit dhe avancimit të bujqësisë. Fermerët në vazhdimësi kanë nevojë për edukim, do të thotë për metoda të reja dhe natyrisht kjo mund të bëhet në forma të ndryshme. Ne tash e sa vite bëjmë seminareve të ndryshme, vizitave nëpër vet ferma ku këshillojmë fermerët dhe prej verës së këtij viti se një prej formave të tjera do të jetë edhe hapja e një ueb-faqeje apo portali të Ministrisë i cili do të ofrojë këshilla për shumëçka përreth bujqësisë, por natyrisht edhe shumë çka jashtë asaj, qasjes në treg, analiza të ndryshme dhe do të jetë ideja që të ndërtohet në mënyrën sa më të thjeshtë të mundshme që të kuptohet nga fermeri të gjitha ato që thuhen”, tha Dragaj.
Ai shtoi se një gj ë e tillë po bëhet pasi që pothuajse në të gjitha vendet rurale të Kosovës tani ka shtrirje të internetit. Dragaj thotë se çdo këshillë, çdo informacion, është thjeshtësuar, për të qenë sa më i kuptueshëm për çdo nivel të shkollimit të fermerit. Përtej kësaj, uebi do të nxisë edhe projekte të tjera, ku nga viti i ardhshëm do të fillojnë të bëjnë edhe videot ilustruese.
“Natyrisht që ne do të mundohemi që ta azhurnojmë çdo ditë me këshilla të reja sa më të avancuara. Në planin tonë janë që në faqja të përmbajë edhe video ilustruese që do t’i përgatisim në fillim të vitit të ardhshëm, do të thotë do të bëhen video në teren edhe me ilustrime më konkrete. Në këtë mënyrë do të jua lehtësojmë shumë fermerëve që të kenë qasje më të shpejt në këshilla të ndryshme, duke ditur pak a shumë se edhe në zona rurale ka një shtrirje të internetit dhe besojmë që kjo do të jetë në funksion të tyre dhe do të kryej punë”, shtoi ai.
Dragaj shtoi se fermerët e kanë pritur këtë gjë shumë mirë, duke thënë se kërkesa e tyre gjithmonë ka qenë që në këtë portal të përfshihen sa më shumë këshilla për edukim.
Për të pasur qasje në këtë ueb-faqe, mund të klikoni këtu:
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...