Parashihet që në muajin e ardhshëm të fuqizohet kontrata e nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe konzorciumit “MDP Consulting – Compagnie des Alpes” për Brezovicën. Qeveria në mbështetje me USAID-in, është në proces të përfundimit të detyrimeve që dalin nga kontrata, në anën tjetër edhe investitori në takimet e fundit është deklaruar së është duke punuar sipas planit në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga kontrata për partnerin.
Qeveria më 14 prill të këtij viti pati nënshkruar kontratën për Partneritet Publiko Privat 99 vjeçar për dizajnimin, ndërtimin, financimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Qendrës Turistike në Brezovicë.
Koncepti për zhvillim të këtij projekti përfshin zhvillimin fleksibil për të plotësuar nivelet e kërkesës dhe parashikon një shumë prej 410 milionë euro investime në infrastrukturë gjatë kohëzgjatjes së projektit.
165 milionë euro investime kapitale në përmirësime në tri vjetët e para. 7000 mijë shtretër të shtrira në tri fshatra dhe të lidhura me rrugë dhe transport. Angazhim i fort për qëndrueshmërinë e mjedisit. Pritshmëria e krijimit të mbi 3 mijë vendeve të punës, përveç punëve të përkohshme që lidhen me ndërtimin.
Udhëheqësi i Njësisë për Implementim, projekti për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës, Azem Rexhaj, për KosovaPress deklaron se pas nënshkrimit të kontratës ka filluar periudha e tranzicionit prej 180 ditësh, në të cilën të dy palët duhet të përmbushin një numër të kushteve para hyrjes në fuqi të kontratës.
“180 ditë pas nënshkrimit duhet të hyn kontrata në fuqi. Gjatë kësaj faze ka obligime si për investitorin po ashtu edhe për Qeverinë. Obligimet e qeverisë janë që të përfundon procesi i shpronësimit, të përfundon çështja e transferimit të pronave nga ndërmarrjet shoqërore tek Qeveria fillimisht dhe pastaj përgatitja për shfrytëzim për investitorin”, dekalron Rexhaj.
Prej kritereve tjera sipas Rexhajt është edhe aporovimi i dokumentacioneve të master planit detal dhe harmonizimi i dokumentacionit për lëshimin e lejeve të nevojshme.
Partneri privat do të jetë i nevojshëm për t’i përmbushur detyrimet financiare, të përgatisë dhe të dorëzojë dokumentacionin kyç bazë, të punësojë punonjës etj.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...