Për dy ditë rresht Kosova do të jetë nikoqire e përfaqësuesve të kompanive më të fuqishme të sektorit të energjisë në Evropë. Është, Evroenergie L.L.C, me seli në Kosovë e cila organizon për të katërtin vit me radhë konferencën ndërkombëtare Energy Market South East Europe 2015.
Kjo konferencë do të mbahet me datë 15 dhe 16 Tetor 2015 në Prishtinë, ku pos trajtimit të problemeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohet ky treg, si edhe kërkimit të zgjidhjeve të përbashkëta, ata kanë mundësi të njihen edhe me potencialet për të investuar.
Sipas një komunikate për media, kjo konferencë po ndodhë në një moment mjaft të rëndësishëm – kur edhe ka filluar implementimi i projekteve të mëdha energjetike, si edhe në prag të liberalizimit të tregut, ashtu si parashihet me Traktatin e Athinës, nënshkrues të të cilit janë edhe shtetet e Evropës Juglindore.
Temat që do të shtjellohen në këtë konferencë gjatë këtyre dy ditëve janë: Energjitë e ripërtëritshme dhe efiçienca e energjisë – Mundësitë dhe perspektivat e tregut energjetik të Evropës Juglindore; Siguria e furnizimit me energji – Siguria furnizimit për tregun e gazit dhe energjisë elektrike në E vropën Juglindore dhe Liberalizimi i tregut energjetik – Tregjet e së nesërmes të energjisë në Evropën Juglindore – ku do të arrimë?.
Përpos përfaqësuesve të kompanive më të fuqishme të energjisë në Evropë, në këtë konferencë do të janë edhe folës dhe panelistë të nivelit më të lartë kombëtar e ndërkombëtar si: ish Zëvendës – Kancelari i Austrisë, Dr. Erhard Busek, Ambasadorja Gjermane në Kosovë, Angelika Viets si dhe Andreas Pointvogl nga Energy Community.
Në komunikatë thuhet se pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar afër 200 pjesëmarrës dhe biznese nga Kosova, Gjermania, Shqipëria, Maqedonia, Sllovenia, Bullgaria, Austria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, etj.
Pjesë e konferencës do të jetë edhe një panair shoqërues, ku kompani të ndryshme prodhuese dhe shërbyese do të prezantojnë ofertën e vet.
Në komunikatë thuhet po ashtu se pjesëmarrësit do të njihen edhe me kompani prestigjioze të sektori t të energjisë, siç janë: Konrad Adenauer Stiftung, SIV.AG, BiLFINGER, KISTERS AG, KFW, Ost-Ausschuss der Deutschen Wirtschaft, DIHA, Konsekwent, KDWV, OeKG, Energjia.al, ACERC, etj.
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...