Është hapur sot në Gjilan kompania botërore e mobilieve e njohur për stilin e saj modern dhe me cilësi të lartë, “Istikbal”, e cila ka dyqanet e saj në gjithë Turqinë dhe në mbi një mijë pika të shitjes në Evropë, Amerikë dhe shumë vende të tjera të botës.
Hapja e komapnisë u bë në bashkëpunim me investitorin lokal Ibrahim Krivaça – “Albimi”, dhe në mbështetje edhe të Komunës.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryetari i komunës Lutfi Haziri, i cili tha se fakti që arriti një prodhues kaq i njohur si “Istikbal” dëshmon se Kosova është bërë një treg interesant edhe për kompanitë e mëdha.
Haziri i ka dhënë mbështetje investitorëve të huaj dhe ka përshëndetur bashkëpunimin e afaristit tashmë të njohur në Gjilan Ibrahim Krivaça i cili është pjesë e bashkëpunimit në këtë fushë me kompaninë “Istikbal”.
“U bëjmë thirrje edhe kompanive të tjera dhe investitorëve të interesuar që të investojnë në Gjilan dhe Kosovë, sepse kushtet ekzistojnë dhe në nivelin lokal i japim mbështetje të fuqishme sektorit të biznesit privat, sepse kështu mundësojmë punësim të të rinjve dhe zhvillim njëkohësisht. Shteti turk dhe afaristët nga atje, por edhe shumë investitor të tjerë kanë rrugën e hapur që të vijnë me investimet e tyre këtu, sepse kushtet janë të garantuara me ligj, duke i dhënë edhe mbështetjen e nivelit lokal të qeverisjes, që jemi të angazhuar konkretisht në këtë drejtim”, tha Haziri.
Përfaqësuesi i “Istikbal” nga Turqia, Memduh Boydak,, ka thënë se kjo kompani sot po hap dyqanet e saj në Gjilan dhe Ferizaj dhe është këtu për arsye të tregut që ka, të kërkesave nga rinia e madhe që është në Kosovë dhe në këto dy qytete, por edhe për shkak të mundësive për të bërë biznes.
“Jemi këtu të hapim dyqanin e “Istikbal”, i cili ofron për konsumatorët e interesuar, prodhime të industrisë së mobilieve me produkte moderne dhe cilësore. “Istikbal” është kompani e cila radhitet në mesin e dhjetë kompanive më të mira në Evropë. Synimi ynë është të ofrojmë në të ardhmen thjeshtësimin e jetës së konsumatorëve duke u munduar në plotësimin e çdo nevoje për dekorimin e shtëpisë. Me ofrimin e mijëra ofertave nën të njëjtën çati të sloganit “Home Concept” “Istikbal” vazhdon të fitojë vrullshëm zemrën e konsumatorëvë në industrinë e mobiljeve”, tha ai duke bërë të ditur se kjo kompani vepron në më shumë se 70 shtete të ndryshme të botës.
Nga ana e tij, Ibrahim Krivaça që është bashkëpunëtor i kompanisë “Istikbal”, ka thënë se në Gjilan janë investuar mbi 800 mijë euro, duke krijuar vende të sigurta pune për të rinjtë nën ombrellën e kësaj kompanie me renome botërore.
“Ne jemi angazhuar jashtëzakonisht shumë që kjo kompani të vijë në Kosovë me bashkëpunim të ngushtë mes nesh. “Albimi”, është marrë me prodhim dhe do të vazhdojmë tutje. Sot jemi së bashku edhe në shitje të mobiliev e moderne dhe me cilësi të garantuar”, tha ai duke u zotuar se do të vazhdojnë edhe më tutje për zhvillim, krijim të vendeve të reja të punës, në ofrimin e produkteve që ndryshojnë vërtetë shtëpitë nga brenda.
“Istikbal” është themeluar në vitin 1957. Ka mbi 50 vjet histori suksesi në industrinë e mobilieve. Është brendi me i dalluar në diversitetin e produktit, dallimet e projektimit, të cilësisë dhe të shërbimeve pas shitjes, në të gjithë Turqinë dhe anë e mbanë Evropës.
Aktualisht, më shumë se 70 produkte janë prezent me markën “Istikbal” në Greqi, Bullgari, Rusi, Egjipt, Gjermani, Kazakistan, Rumani, Britani të Madhe. 110 pika të shitjes të tjera gjinden në vende të tilla si Franca duke kryer shërbime jashtë vendit në cilësinë e brendit “Istikbal” për rreth 5.000 pika të shitjes.
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...