KEDS është duke përgatitur planin që deri në maj të vitit të ardhshëm të largoj nga puna 250 punonjës të këtij Distribucioni. Së pari një numër të kuadrit të vjetër por edhe disa të rinj që kanë qenë në disa poste i ka degraduar dhe strehuar nipër trafo-barakë dhe i ka lënë të pa angazhuar.
Këto shenja kanë ardhur pasi tashmë ka filluar diskriminimin e punonjësve duke i lënë të pa angazhuar ata dhe të mërziten për ta lëshuar punën. Kështu kanë bërë të ditur drejtues të Federatës Sindikale të Pavarur Elektrokosova-FSPE.
Nënkryetari i Federatës Sindikale të Pavarur Elektrokosova, Sherif Fejzullahu, tha se menagjementi i KEDS po përdorë lloj lloj metoda presioni duke i bërë punëtorëve të të gjitha profileve që të dorëzohen dhe ti lëshojnë vendet e punës.
“Nëpër Distrikte kanë ftuar punëtorë në intervista duke ju ofruar largim të para kohe dhe në mos pranimin e tyre ata pra janë të pa sistemuar dhe të larguar larg objektit diku nëpër Trafo diku në ndonjë sallë tjetër ose askund. Thjesht nuk janë në punë duhet të presin përfundimin”, tha Sherifi.
Ai ka marrë shembull një rast në Gjilan, ku dy femra me mbi 25 vjet përvojë pune janë dërguar në trafo atje ku është vetëm depoisti dhe nuk bëjnë asgjë.
“Për shembull në Gjilan dy femra me mbi 25 vjet përvojë pune janë dërguar në trafo atje ku është vetëm depoisti dhe nuk bëjnë asgjë vetëm i djeg dielli, po duhet të shkojnë sepse kështu janë të dënuara dhe duhet të vuajnë dënimin”, tha Sherifi.
Sipas tij, ky menaxhment i KEDS-it po përgatitet që në muajin maj 2016 kur skadon kontrata me Qeverinë e Kosovës të sharroj një numër të madh të punëtorëve.
“Pra, thënë thjesht ky menaxhment i KEDS, po përgatitet që në muajin maj t? ? vitit 2016 kur skadon kontrata me Qeverinë e Kosovës të sharrohen një numër i madh i punëtorëve dhe për këtë po përdorë këto metoda dhe mendojnë se janë të pahetueshme”, tha Sherifi.
Sindikalistët kërkojnë urgjentisht masivizimin ose anëtarësimin e të gjithë punëtorëve në FSPE për të shtuar forcën e rezistencës dhe për të ndalur këtë projekt ose fushatë largimi të punëtorëve.
Pra, kërkojnë nga KEDS të heq dorë nga largimi i punëtorëve nga vendet e punës, sepse këto janë metoda shumë primitive sipas tyre
Vullneti: Është duke u ngushtu rrethi, na duhen banorë që na...
Hamza në Gjermani: Do të krijojmë kushte për investitorët gj...
Mbappe pranon se nuk është i lumtur në Real Madrid dhe nuk i...
Nën masa të rrepta sigurie, momenti kur grupi i dytë i emigr...
Policia gjobit me 400 euro vozitësin që drejtonte automjetin...
Princi William: Ky vit është ndoshta më i vështirë i jetës s...