Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka marr aksion për t’i kontrolluar pikat shitëse të derivateve të naftës për cilësinë e naftës dhe për sasinë e litrit sipas standardeve, pas ankesave të konsumatorëve. Qëllimi i këtij aksioni për tre operatorë të shitjeve të derivateve sipas zyrtarëve të MTI-së ishte sensibilizimi me këtë çështje problematike në bazë të ankesave.
Sipas një shorti të hedhur pak para aksionit për tri kompani të derivateve, janë kontrolluar “Al Petrol” në Sllatinë, “Petrol oti Slovenia” në Sankoc të Drenasit dhe pika tjetër e shitjeve të derivateve “Ex Fis” në Sllatinë.
Në kompaninë “AL Petrol” në Sllatinë, kompani kjo e përfolur për manipulim me sasinë dhe cilësinë e derivateve, gjatë testimit për sasinë sipas inspektoreve rezultati doli te jetë minus 0.5% në 10 litra që sipas tyre është brenda kufijve ligjor (Gabim Maksimal i Lejuar), kurse sa i përket cilësisë analizat dalin Brenda 24 orëve. Derisa në pikën tjetër Petrol oti Slovenia shitja e lirit doli minus 0.3 për qind. Në këtë aksion mori pjesë edhe kryetari i shoqatës së konsumatorëve.
Kryeinspektori i Inspektoratit të Tregut në kuadër të MTI-së, Lulzim Syla, tha se ky aksion është sensibilizues dhe do te vazhdoj edhe në të ardhmen. Ai tha s e aksioni është marrë ndaj atyre kompanive ku ka pasur ankesa nga konsumatorët.
“Sot jemi në këtë subjekt afarist “Al Petrol” ku kemi pasur do ankesa realisht, mirëpo pasi që kemi dal në bashkëpunim me Agjencinë e Metrologjisë, patë edhe vet se litra është litër, sepse ne e bëmë matjen me 10, 20 dhe 50 litra. Sa i për ketë cilësisë së naftës nuk mundem me dhënë deklaratë tani sepse rezultatet do të na vijnë me siguri më vonë… Gjithsesi se do të vazhdojnë këto kontrolle dhe nuk do të ndalen. Mirëpo unë bëjë thirrje te mbrojtja e konsumatorëve, sepse ne bashkëpunojmë shumë ngushtë edhe me Policinë e Kosovës dhe e kemi përkrahjen e tyre”, tha Syla.
Edhe kryeinspektori shprehi dyshimet tek manipulimet e mundshme me aparatet rrjedhëse të derivateve se ndoshta mund të ketë manipulime.
Ai, i ka bërë thirrje konsumatorëve që për çdo gjë që hasin në cilësi ose në jo litër-litër, menjëherë të lajmërohet në MTI gjegjësisht në Departamentin e Mbrojtjes së Konsumatorëve ku do t’ju dalin në ndihmë me ato kapacitetet aq sa kanë.
Ndërsa, kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku i cili ka marr pjesë në këtë aksion, për sa i për ketë shqetësimeve të konsumatorëve për manipulime të mundshme me sasinë, ai tha se aparatet elektronike kanë mundësi të pajisen sovtveritikisht për tu kontrolluar me një pilot me një dirigjues nga lartë.
“Edhe ne e kemi atë shqetësim, edhe ne e kemi atë dyshim, sepse aparatet digjitale apo aparatet elektronike kanë mundësi të pajisen sovtveritikisht për tu kontrolluar me një pilot me një dirigjues nga lartë”, tha Kaçaniku.
Përfaqësuesi i konsumatorëve, tha se fatkeqësisht numri i ankesave është jashtëzakonisht i vogël në krahasim me shqetësimet e ngritura në opinion, sepse konsumatorët nuk po kanë besim te institucionet e shtetit.
“Për fat të keq numri i ankesave është jashtëzakonisht i vogël në krahasim me shqetësimet e ngritura në opinion, sepse konsumatorët po kanë më shumë besim tek mediumet se sa te organizatat ose të institucionet e shtetit, gjë që e imponon obligimin e institucioneve në rastin konkret të Ministrive që ta përmbushin obligimin ligjor që qytetarin konsumatorë të informojnë ta edukojnë…pra ta vetëdijsoj për ta pasur partner në të ardhmen. Ky partneritet natyrisht se prodhon edhe produkte të tjera. Ne për kundër faktit se kemi pasur pak ankesa kemi qenë shumë aktiv dhe ky bashkëpunim që po lind me MTI… është n jë nismë e mbikëqyrjes ose inspektimit të koordinuar së bashku dhe ne presim që pas kësaj MTI të përbush obligimin ligjor…Ndërsa ne si organizatë po e përsërisim ofertën tonë për të gjithë anëtarët e organizatës se do ta kenë në vit një analizë gratis të cilësisë së derivateve, ndërsa ata që nuk janë anëtar e kanë përgjysmë çmimin”, tha Kaqaniku.
Ai gjithashtu tha se me këto mënyra të bashkëpunimit duhet ta mbajmë tregun nën kontrollë, sepse kështu është përgjigja më e mirë për shqetësimin dhe dyshimet që kanë konsumatorët. Sipas Kaçanikut ankesat janë kryesisht për cilësi dhe sasi të naftës.
Ndërkaq, Fehmi Bytyqi, bashkëpronar në kompaninë “Petrol oti Slovenia”, tha se për sa i për ketë ankesave nga konsumatorët nuk ka dhe sipas tij kontrollet e inspeksionit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë janë të shpeshta, siç tha ai gati për çdo javë.
Ndërsa, menaxheri në pikën shitëse të naftës në kompaninë “Al Petrol” në Sllatinë, nuk deshi të fals për medie.
Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë thanë se këso iniciativa për kontrolle të pikave të shitjeve të karburanteve do vazhdohen edhe në të ardhmen.
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara