Ministri i Financave Avdullah Hoti nuk jap detaje nëse do të ketë apo jo rritje të pensioneve për 100 euro. Ministri në një intervistë për “KosovaPress”, tha se ende nuk i kanë finalizuar shifrat për vitin 2016.
Nuk dihet ende nëse do të realizohet e dhëna e fundit e ministrit Arban Abrashi që shumë shpejt do të rriten pensionet për 100 euro.
“Jemi duke i finalizuar shifrat për vitin 2016 dhe sapo t’i finalizojmë do të dalim me qëndrime konkrete”, tha Hoti.
I pyetur për procesin e përzgjedhjes së drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës dhe drejtorit të Buxhetit të Kosovës. Hoti tha se kanë qenë procese transparente dhe thashethemet që dy këshilltarët e tij, Agim Dibrani të zgjidhet drejtor i ATK-së dhe Salvator Elmazi drejtor i Buxhetit, janë tendencioze.
“Ka qenë proces i hapur konkurrent edhe I mbikëqyrur plotësisht nga vlerësues dhe komisione të pavarura . Thashethemet që qarkullojnë janë plotësisht tendencioze dhe me qëllime të këqija. Ka qenë proces konkurrent kanë konkurruar plotë njerëz procesi nuk është përmbyll vlerësimi është duke u bërë në mënyrë komplet të pavarur dhe plotësisht transparent”, tha Hoti.
Ai po ashtu tha se mosfunksionimi i kuvendit rrezikon miliona euro donacione dhe kredi të parapara nga marrëveshjet ndërkombëtare. Me mosratifikimin e tyre Kosova mund ti humbë ato.
Një nga projektet që rrezikon të shtyhet është edhe ai për Termokosin. Buxheti për vitin 2016 parashihet të jetë për 9 për qind më i lartë se këtë vit.
“Kemi disa marrëveshje me Gjermaninë për kredi. Janë dy marrëveshje të tjera për donacione nga Luksemburgu në Ministrinë e shëndetësisë dhe Ministrinë e Zhvillim it Ekonomik dhe ka plot ligje të cilat po presin…Këto të Luksemburgut njëra është, mos të flas saktë me shifra, njëra është 4 milionë tjetra me sa di është 7 milionë euro. Një marrëveshje tjetër me Gjermaninë është diku 4 milion për Termokosin… Disa janë kredi dhe disa të tjera janë donacion. Është një marrëveshje tjetër me Bankën Botërore me Ministrinë e Arsimit prej rreth 11 milionë euro që priten të ratifikohet me dy të tretat e votave në Kuvend. Pra janë shumë marrëveshje që janë që ne po humbim nuk mund të fillojnë projektet të implementohen pa u aprovuar e ratifikuar këto marrëveshje në Kuvend”, tha Hoti.
Hoti tha po ashtu se janë në fazën finale të hartimit të buxhetit i cili sipas tij është në harmoni të plotë me Fondin Monetarë Ndërkombëtar (FMN). Deri më 31 tetor buxheti i dërgohet Qeverisë e më pastaj procedohet në Kuvend.
“Jemi duke e finalizuar buxhetin për vitin 2016. Në parim në shifra kryesore të buxhetit jemi pajtuar qysh në qershor kur kanë qenë këtu… Ne kemi pasur një performancë jashtëzakonisht të mirë gjatë këtij viti kemi pasur të hyra të konsiderueshme të të hyrave tatimore edhe në Administratën Tatimore prej 11.1 për qind edhe me doganën prej diku mbi 7 për qind kështu që në këtë drejtim sivjet kemi kaluar shumë mirë dhe tash pritjet janë pozitive. E kemi një shifër të përafërt që është diku 8-9 për qind buxhet më i lartë për vitin e ardhshëm sesa që e kemi këtë vit. Por gjithmonë mbi projeksionin e të hyrave shumë reale”, tha Hoti.
Projekte të reja në buxhet sipas tij, nuk ka të parapara shumë pasi buxheti i vitit të ardhshëm është i bazuar në kontrata të realizuara më herët.
Hoti ka përjashtuar mundësinë se me përshkallëzimin e TVSH-së ka realizuar të hyra më shumë.
“TVSH ka hyrë në fuqi në shtator rritja është prej fillimit të viti. Pra rritja e të hyrave në Administratën Tatimore dhe doganat nuk lidhet me rritjen me pakon fiskale edhe drejtpërdrejt me ligjin e TVSH… Por efektet ne kemi filluar t’i shohim tek investimet që po ndodhin. Ka miliona euro investime që kanë prit për një periudhë të caktuar derisa sa të hyjë në fuqi ligji i TVSH-së i cili i liron makineritë plotësisht edhe lëndët e para nga pagesa e TVSH”, tha Hoti.
Ministri i Financave po ashtu tha se deri në fund të këtij muaji pret të marrë raportin nga komisioni për faljen e borxheve.
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...