Handikos ka pranuar nga “Church of Jesus Christ of Latter Day Saints” një donacion prej 450 pajisjeve ndihmëse për lëvizje si karroca, paterica, kukëza si dhe pjesë të tjera që shërbejnë për riparimin e këtyre pajisjeve.
Në një njoftim për media, thuhet se me qëllim të shënimit të kësaj ngjarje do të organizohet një ceremoni e shkurtër nesër në zyrat e Handikos, duke filluar nga ora 10:00.
“Konventa për të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, obligon shtetet anëtare që të sigurojnë pajisjet ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara, duke marrë parasysh domosdoshmërinë e tyre për një jetë të pavarur dhe të dinjitetshme. Andaj, shteti ynë duhet të gjejë forma të ndryshme për sigurimin e pajisjeve të nevojshme për qytetarët e Republikës së Kosovës. Deri me sot, ka qenë organizata jonë që përmes bashkëpunimit me donatorë dhe partnerë të ndryshëm ka siguruar këto pajisje”, thuhet në njoftim./KosovaPress/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës