Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë këtë të martë ka bërë shpërndarjen e koshereve për bletë ku përfituan 62 bletarë të Komunës së Ferizajt.
Me këtë rast drejtori i Bujqësisë Xhemajl Reqica është shprehur se shpërndarja e koshereve të bletëve po bëhet në kuadër të subvencioneve që po ndan Komuna e Ferizajt.
“Ne sot po shpërndajmë 600 koshere të bletëve për 62 përfitues . Shpërndarja e këtyre po bëhet pasi që vitin e kaluar është treguar një rezultat i mirë me shpërndarjen e 400 koshereve dhe sivjet kemi shkuar me 600 të tilla. Bletarët janë shumë të kënaqur me këtë subvencion”, ka thënë drejtori Reqica.
Ndërkaq bletari Nazmi Hajdari njëri prej përfitues, ka thënë se kjo është një ndihmë shumë e madhe për të gjithë bletarët e Ferizajt.
“Kjo për neve është shumë e mirëseardhur dhe jemi të kënaqur sepse po përfitojmë nga komuna. Vërtetë kemi nevojë të madhe për koshere për shkak të asaj se ne dita ditës shtohet edhe numri i bletëve”, tha Hajdari.
U bë e ditur se projekti një fjalë ka kushtuar rreth 24 mijë euro, ku një koshere ka kushtuar 47 euro, ndërkaq bletarët kanë participuar me ka 5 euro.
Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së vizituan ushtrimin fushor ...
Ish-eprori i UÇK-së, Xhevahir Geci i bashkohet PDK-së, do të...
Hoxha: Raportit nëntëmujor i Policisë së Kosovës njofton ulj...
Instruktorët turq trajnojnë ushtarët e FSK-së
Spanjë: 78 persona ende të zhdukur nga vërshimet
Kevin e uron Anën pasi u anulua televotimi nga ‘Vëllai i Mad...