Rrjeti i Shitësve me Pakicë, ka përpiluar një listë të rekomandimeve për institucionet qeverisëse me masat e menjëhershme që duhen ndërmarrë që të garantojmë mbarëvajtjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve gjatë kësaj periudhe të përhapjes së pandemisë COVID-19.
Rrjeti i Shitësve me Pakicë në mesin e rekomandimeve ka thënë se pagesa e kësteve të kredive dhe obligimeve të tjera bankare të shtyhen për tre muaj, transmeton Telegrafi.
Më poshtë e keni komunikatën e tyre të plotë ku mund t’i shihni masat e propozuara:
“Tregtia në gjendje të emergjencës të shëndetit publik nuk është e zakonshme gjersa puna e jonë në këto kohë të vështira është jetike për mirëqenien e qytetarëve tone dhe mbarëvajtjen ekonomike të vendit.
Ne kemi harmonizuar planet brenda kompanive tona të cilat garantojnë furnizim të rregullt me mallra esenciale gjatë gjithë kësaj periudhe për të ju bërë ballë kërkesave tuaja, e po ofrojmë shërbime vitale për gjithë qytetarët. Duke qenë përfaqësues të bizneseve të cilët mbështesin mbi 15 mijë vend e pune, padyshim që mbajmë përgjegjësi dhe barrë për punëtorët, logjistikën, transportin, furnizimin, blerjen, stokun, qiramarrësit, etj. Njerëzit mbështeten tek ne për nevojat e tyre. Së fundmi, kemi vendosur që të shkurtojmë orarin e punës me qëllim të kujdesit të shtuar dhe lehtësimit të organizimit të transportit për kolegët tonë në pikat e shitjes të cilët angazhohen pa rreshtur në shërbim të qytetarëve tonë.
Puna të cilën ne kryejmë nuk mund të bëhet nga shtëpia, andaj po zbatojmë më përpikëri rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike në Kosovë dhe kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e shëndetit në punë – që nga rritja e frekuencës dhe intensitetit të dezinfektimit të pikave të shitjes, pajisja me mjete parandaluese të personelit e deri te aranzhimi i produkteve për të siguruar distancën e nevojshme.
Në të gjithë botën, qytetarët po ndjejnë efektet ekonomike të kësaj pandemie dhe të njëjtat do të paraqiten dhe në Kosovë. Teksa disa biznese po operojnë bashkërisht në kushte të pazakonta dhe të vështira që të sigurojnë qytetarët me produktet e nevojshme, biznese të tjera në sektorin e shitjeve me pakicë janë mbyllur tërësisht dhe rrezikojnë ekzistencën e tyre.
Efekte të tilla të padëshirueshme padyshim që përveç se do dëmtonin bizneset, do të pamundësonin kompensimin e të punësuarve për kontributin e tyre. Megjithatë, ne e konsiderojmë të mundshëm parandalimin e një rënie të aktivitetit ekonomik po që se institucionet qeverisëse do të marrin masat e duhura në një kohë të shkurtër.
Në këtë drejtim, si Rrjet i Shitësve me Pakicë kemi përpiluar një listë të rekomandimeve për institucionet qeverisëse me masat e menjëhershme që duhen ndërmarrë që të garantojmë mbarëvajtjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve gjatë kësaj periudhe të përhapjes së pandemi së COVID-19. Rekomandimet e listuara më poshtë janë dërguar në mënyrë të elaboruar në detaje institucioneve qeverisëse të vendit dhe përfshijnë:
a) Pagë universale të solidaritetit për të punësuarit në sektorin publik dhe privat,
b) Pagesa e kësteve të kredive dhe obligimeve të tjera bankare të shtyhen për tre (3) muaj,
c) Lehtësimin e pagesës së qirave dhe lirimit nga tatimi në burim,
d) Pezullimin i ligjit për përmbarim, dhe
e) Shqyrtimin i mundësisë së mbledhjes së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në brendi
Ne vlerësojmë lart masat e deritanishme të marra nga Qeveria, mirëkuptojmë situatën në të cilën gjendemi dhe konsiderojmë lart përpjekjet për daljen nga kjo situatë e pazakontë. Teksa ne do punojmë fuqishëm në vazhdimësi që në treg të mos mungojë asgjë esenciale për përmbushjen e nevojave të qytetarëve kërkojmë nga Qeveria që të konsiderojnë me kujdes nevojat e sektorit pri vat në këtë gjendje emergjente të shëndetit publik e cila mund të përkeqësohet ditëve në vijim”.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030