Produktet bujqësore të sektorëve të ndryshme të Kosovës, do të ekspozohen dhe shiten në janar në një prej panaireve më të mëdha të bujqësisë në botë ‘International Green Week’ apo “Java e Gjelbër” që mbahet në Gjermani.
Këto produkte do të prezantohet nga 12 kompani më të suksesshme të vendit të cilat do të shkojnë atje me përkrahjen financiare të Ministrisë së Bujqësisë, mbështetur edhe nga partnerët; GIZ, Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjen në Kosovë dhe Pepeco.
MBPZHR-ja tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për prezantim në këtë panair, duke rezervuar hapësirë të rëndësishme në ekspozimin dhe shitjen e prodhimeve në panair.
Për këtë ngjarje, sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi takoi përfaqësuesit e këtyre 12 kompanive me të cilët ka biseduar për përgatitjet që po bëhen për prezantimin e prodhimeve tona para konsumatorit evropian dhe përgatitjet që këto kompani duhet të bëjnë për një paraqitje sa më të mirë. Ai tha se pjesëmarrja në këtë panair vjen pikërisht në muajin kur hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asoc iimit, e që mundëson heqjen e doganës për Evropë për 2500 prodhime bujqësore nga Kosova.
“Është tepër e rëndësishme që t’i promovojmë në Evropë, veçanërisht në Gjermani që është tregu më i madh brenda Bashkimit Evropian produktet tona të cilat kanë arritur cilësi shumë të lartë viteve të fundit dhe veçmas tash kur Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ka hyrë në fuqi edhe nga janari krijohet një mundësi shumë e madhe për produktet tona është shumë me rëndësi që të jemi prezent. Prandaj unë gjeta rastin që përveç koordinimit me kompanitë t’i falënderoj për punën e madhe që e kanë bërë edhe përkundër vështirësive që e kanë pasur viteve të kaluara, që jo vetëm t’i rrisin kompanitë e tyre, por edhe të krijojnë vende të punës ta zhvillojnë bujqësinë, por edhe ekonominë e Kosovës në përgjithësi”, tha Krasniqi.
Përzgjedhja e këtyre bizneseve sipas Krasniqit nuk ka qenë fare e lehtë, pasi që, sipas tij, në Kosova numri i bizneseve të suksesshme është rritur dukshëm.
“Nuk ka qenë fare e lehtë që të bëhet përzgjedhja e kompanive që është lajm i mirë për Kosovën, sepse është rritur dukshëm numri i kompanive të suksesshme që po bëjnë produkte jashtëzakonisht cilësore të cilat mund të konkurrojnë edhe në tregun evropian, por në bashkëpunim të partnerëve është bërë përzgjedhja e 12 kompanive nga sektor të ndryshëm të cilët do të prezantojnë prodhimet e tyre, por normalisht do të prezantojnë edhe Kosovën. Mua më vjen mirë që jemi në finalizim të këtyre përgatitjeve për një prezantim sa më të suksesshëm”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se ministria po bën përpjekje që edhe në forma të tjera të prezantojë prodhimet e vendit, të cilat po zgjerohen dhe po rrisin cilësinë. Ministri po ashtu theksoi se do të rritet mbështetja e MBPZHR-së për fermat dhe bizneset e përpunimit përmes grandeve në mënyrë që ato të rrisin prodhimin, cilësinë dhe të hapin vende të reja pune.
Irfan Fusha, përfaqësues i Abi sh.p.k tha se iniciativa për pjesëmarrje në këtë panair është jashtëzakonisht e qëlluar dhe një mundësi shumë e mirë për zgjerim të tregut për prodhimet vendore. Ai tha se edhe kompanitë pjesëmarrëse do të punojnë në një prezantim sa më të mirë të vendit dhe produkteve që Kosova prodhon.
“Së pari e falënderoj Ministrinë që ka marrë këtë iniciativë e cila është s humë e rëndësishme, por edhe e zorshme. Megjithatë ne kemi nevojë të jemi prezentë në shtetet e Bashkimit Evropian me produkte tona, për shkak se kemi produkte të kualitetit shumë të lartë. Kemi produkte bio që prodhohen në Kosovë, por ende nuk jemi prezent në tregjet e jashtme. Shpresoj që kësaj radhe do të kemi shumë suksese ku do të bëhet promovimi i produkteve tona, kështu që po e falënderoj edhe një herë ministrinë dhe USAID-in që kanë marrë këtë iniciativë dhe po na hapin dyert për prezantimin e produkteve tona në Bashkimin Evropian”, tha Fusha.
Meqë në panair, në standin e Kosovës do të jenë 12 tryeza të prezantimit të produkteve, në këtë takim me short u përcaktua tavolina prezantuese për secilën kompani.
12 kompanitë nga Kosova që do të prezantohen në këtë panair janë: Agroproduct sh.p.k, Hit Flores, Besiana, Frutomania, StoneCastle, Pestova, Abi Progres, Koperativa Krusha, Amo, Fungo F, Sole Kosova dhe Bodrumi i Vjetër.
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës