Një projekt për përmirësimin e konkurrencës së produkteve të mishit në Kosovë, që është implementuar nga kompania për përpunimin e mishit “Apetiti” SHPK dhe është pjesë e Skemës së Granteve Rurale IPA 2012, do të përmbyllet sot me një ceremoni në Vushtrri.
Objektivi kryesor i këtij projekti është rritja e prodhimit dhe kapaciteteve procesuese të mishit të prodhuar vendor, si dhe forcimi i konkurrencës për produktet përfundimtare të mishit. Shuma totale e projektit është 629.497 euro, ndërsa kontributi i BE-së kap shumën e 435.000 eurove.
Ngjarja do të zhvillohet në Kompaninë “Apetiti” SHPK në Vushtrri, në orën 11:00, ndërsa do të marrin pjesë Bajram Mulaku, kryetar i komunë së Vushtrrisë, Xhafer Gashi, kryetar i komunës së Obiliqit, Daniela Topirceanu nga Zyra e BE-së në Kosovë /Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, si dhe përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...