Departamenti i Tregtisë në kuadër të MTI-së ka lancuar sot platformën on-line për raportimin e barrierave për bizneset. Kjo platformë do të bëjë të mundur që institucionet relevante qeveritare të reagojnë shpejt në marrjen e masave të nevojshme për evitimin e barrierave dhe problemeve në transaksionet ndërkombëtare.
Zyrtari i lartë në Departamentin e Tregtisë Zef Dedaj theksoi se platforma “Raporto barrierat e biznesit” ka për qëllim komunikimin më të shpejtë ndërmjet bizneseve dhe institucioneve relevante për adresimin e barrierave gjatë realizimit të transaksioneve ndërkombëtare.
“Qëllimi i kësaj platforma është që të krijohet një mekanizëm apo instrument, i cili do të bënë të mundur komunikimin më të shpejt, në kohë reale të pengesave të cilat bizneset në Kosovë ballafaqohen gjatë realizimit të transaksioneve ndërkombëtare gjatë importit e eksportit, po ashtu edhe për gjatë transitit”, deklaroi Dedaj.
Sipas Dedajt, përfituesit kryesorë të kësaj platforme do të jenë të gjitha bizneset në Kosovë, mirëpo sipas tij, kjo do të vendoset edhe tek institucionet, përfshirë edhe komunitetin e biznesit, të cilat janë të lidhura më politikat tregtare.
“Kjo platformë do të vendoset tek të gjitha ato institucione duke përfshirë edhe shoqatat e biznesit të cilat në mënyrë direkte ose indirekte janë të lidhura më politikat tregtare. Normalisht që të gjitha këto pastaj adresohen tek MTI për adresim të mëtejmë…Përfituesit kryesor të kësaj platforme do të jenë të gjitha bizneset në Kosovë të cilat në kohë reale janë në gjendje të komunikojnë për barrierat të cilat ata ballafaqohen”, theksoi Dedaj.
Sipas zyrtarit të Departamentit për Tregti, barrierat nga bizneset mund të jenë jo-tarifore për çmimet referente, masat sanitare e fito-santiatre, transit i e barrierat tjera të ndryshme. Ai theksoi se informatat e mbledhura nga kjo platformë do ta bëjnë pozitën e Kosovës në institucionet ndërkombëtare më substanciale.
Dedaj ka bërë apel te të gjitha bizneset që në momentin që të funksionalizohet kjo platformë ta shfrytëzojnë rastin në mënyrë sa më të shpejtë të mundshme për adresimin e barrierave të tyre. Platforma do të jetë në funksion nga java e ardhshme.
Aktivitetet për realizimin e këtij projekti kryesisht janë bërë në disa hapa, fillimisht është realizuar koncepti në bazë të politikave më të mira ndërkombëtare ose praktikave të nivel të CEFTA-s.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...