Google ADS

​Komisioni për Buxhet, refuzon kërkesën e ARKEP për paga dhe mëditje

17:05 | 25 Nëntor 2015
Arbresh.info

Anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa kanë refuzuar kërkesën e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), që shuma prej 30 mijë euro nga mallrat dhe shërbimet të shkojë në paga dhe mëditje.

Kryetari i Komisionit, Naser Osmani tha se kjo kërkesë e ARKEP-it bëhet me qëllim që mjetet nga mallrat dhe shërbimet t’iu ndahet në paga dhe mëditje.

“Transferimi i mjeteve prej kategorisë mallra dhe shërbime në paga dhe mëditje arsyetohet me punën e madhe dhe angazhimin e shtuar të ekspertëve të ARKEP-it. Punë intensive rreth tetë muaj me rastin e hartimit metodologjisë së vlerësimit të aspektit frekuencor dhe administrimin e gjithë procesit kompleks”, tha Osmani.

Kundër kësaj kërkese ishte anëtarja e këtij Komisioni Safete Hadërgjonaj, sipas së cuilës kjo praktikë duhet të ndalet, pasi që siq ka thënë ajo në kërkesë nuk është e specifikuar se për sa ekspertë dhe të punësuar bëhet fjalë.

Kërkesa është shumë e pa arsyeshme .Kërkesa të këtilla kemi nga të gjitha institucionet. Mjetet të cilat i kanë tepruar tash këta duan me i marrë si mëditje për të punësuarit. 30 mijë euro i ndajnë për të punësuarit në atë institucion dhe duan të bëjnë këtë çështje të zyrtarizuar përmes Kuvendit …. Nëse e marrim dhe e analizojmë pagat dhe mëditjet e këtij institucioni dalin që janë pagat dhe mëditjet më të madhe krahasuar me institucionet dhe agjencionet e pavarura të cilat veprojnë si organizata buxhetore të pavarura . Prandaj unë nuk pajtohem që t’i ndahen dhe është kërkesë e pa arsyeshme e pa arsyetuar në mënyrë të duhur. Sepse duhet të dimë a është rritë numri i të punësuarve , nëse nuk është shtuar sa ekspertë kanë punuar , duhet me na dhënë shifrën e ekspertëve sa kanë qenë të angazhuar ata ekspertë dhe nga sa paguhen ata ekspertë. ”, tha Hadërgjonaj.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi u ka rekomanduar anëtarëve të Komisionit që kërkesat e tilla janë të rregulluara me ligje dhe se sipas tij ligji e përcakton nëse dikush ka punuar më shumë. Sipas tij kjo çështje rregullohet me procedura ligjore.

Unë mendoj që ju si Komision nuk duhet me hapë fare këtë derë jo për diçka tjetër por për një arsye . Duheni me thënë si në këtë rast në çdo rast tjetër lehtë implementohen procedurat ligjore që e rregullojnë këtë çështje . Nëse dikush ka punuar më shumë janë procedurat dhe ligjet që e rregullojnë këtë punë dhe nuk keni çka të merreni më shumë me këtë punë”, tha Krasniqi.

Kërkesa e ARKEP , ishte jashtë rendit të ditës , ndërsa Komis ioni sot ka miratuar disa ndryshime të amendamenteve të Projektbuxhetit për vitin 2016.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme