Administrata Tatimore e Kosovës ri-kujton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste se në bazë të legjislacionit tatimor, të gjitha bizneset që janë të pajisura me Pajisje Elektronike Fiskale (Arkë Fiskale, Printer Fiskal, Sistem Fiskal) janë të obliguara të lëshojnë Kupon Fiskal, si dhe të bëjnë dërgimin e raporteve periodike në ATK.
Sipas një njoftimi të ATK-së, pajisja Elektronike Fiskale (PEF) nuk duhet të llogaritet si aset që duhet vetëm ta posedoni, por këtë aset duhet ta përdorni duke lëshuar kuponë fiskal dhe të transmetoni të dhënat në ATK.
“Mos lëshimi i kuponit fiskal nga PEF dhe mos transmetimi i të dhënave në ATK janë të ndëshkuara me ligjet në fuqi. Gjithashtu, ju njoftojmë se ATK në teren ka angazhuar Inspektorët Tatimor, të cilët do t’i kontaktojnë (vizitojnë) të gjitha bizneset, të cilat nuk kanë transmetuar të dhënat nga PEF në ATK. Me qëllim që mos të bëheni objekt i ndëshkimeve, obligoheni që krahas lëshimit të kuponëve fiskal, në baza periodike t’i transmetoni edhe të dhënat nga PEF në ATK”, thuhet në njoftim.
Transmetimin e të dhënave, ATK thotë se duhet ta bëni për të gjitha periudhat e mëhershme të cilat nuk i keni transmetuar dhe në periudhat në vazhdim.
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...