Ka vazhduar seanca gjyqësore ndaj serbit Millosh Pleskoviq, i cili akuzohet se ka kryer vrasjen e dy vëllezërve, Binak dhe Reshat Daçaj gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Gjatë kësaj seance, Prokurori i Shtetit ka deklaruar se janë të përgatitur vetë për fjalën hyrëse dhe se me ekzaminimin e dëshmitarëve ka propozuar një seancë tjetër.
Ndërsa avokati i palës së viktimave tha që të dëgjohet dëshmitarja Mihrije Daçaj për shkak të moshës dhe memories, raporton Arbresh.info.
Pas dëgjimit të prokurorit të rastit dhe avokatit të fëmijës së viktimave, trupi gjykues mori vendim që të vazhdohet me 5 minuta pauzë për të vendosur rreth dëgjimit e dëshmitarëve.
Pas pauzës 5 minutëshe, prokurori i rastit, Ilir Morina, propozoi që seanca të mos vazhdojë sot, i cili tha se janë dakorduar me palën e mbrojtjes së familjes së viktimave avokatin, Gent Gjini, që me qëllim që secila e palë të përgatitet për seancën e radhës.
“Është mjaft i ndjeshëm si proces dhe marr parasysh masën dhe të mos fillojmë sot dhe pastaj ta ftojmë edhe një ditë tjetër, me qëllim që secila palë të përgatitet dhe në seancën e radhës të jetë e përcaktuar zonja Mihrije dhe ta dëgjojmë brenda mundësive duke marrë parasysh moshës së saj dhe gjithashtu është dakurduar edhe me avokatët”, tha prokurori.
Ndërsa, trupi gjykues duke e ditur se janë 14 dëshmitarë, ka kërkuar nga pala mbrojtëse të dijë se sa kohë u nevojitet për t’i përfunduar këta dëshmitarë.
Prokurori tha se në bazë të përvojës që kemi me seancat e krimeve të luftës mund të dëgjojmë dy dëshmitar brenda një ditë.
Pas këtyre konsultimeve, trupi gjykues ka ndërprerë seancën e shqyrtimi gjyqësor për rastet penale ku ka marr aktvendim që seanct e radhës të mbahen me një afat të pacaktuar, duke filluar procesimin me 13,14,15 janar dhe 21 dhe 22 janar duke filluar nga ora 9:30.
Ndryshe, në dosjen e Prokurorisë bëhet e ditur po ashtu se njëri nga viktimat kishte qenë e gjymtuar pa kokë në trup.
“Prokuroria e Kosovës me datën 06.06.2024 ka ngritur aktakuzë ndaj Millosh Pleakoviq. I ka shkelur rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër personave civil. Duke kryer vrasjen e binjakeve Binak dhe Reshat Daçaj, në periudhën kohore forcat policore ushtarake të Serbisë ishin stacionuar në kundrën rrethi Prizrenit për shkak të konfliktit të armatosur. Ndërsa 11 shtator 1998 ne afërsi të Prizren viktimat kanë shkuar në malin e tyre për të marr dru për ngrohje dhe derisa ishin duke ecur kanë hasur në 7-8 persona të forcave serbe. Fillimisht i kanë kërkuar qe të ndaleshin pastaj i kanë fyer, në atë moment i pandehuri ka shtënë me kallashnikov. Viktimat Binak Fatmir dhe Reshak Daçaj kanë mbetur në vendin e ngjarjes të vrarë për shkak të shtënave me armë.
Viktimat ishin të gjymtuar, njeri nga ata nuk e kishte kokën në trup”, thuhet në dosjen e Prokurorisë, të lexuar nga prokurori Morina. /Arbresh./info/
LEXO EDHE
Avokatja e Millosh Pleskoviqit: Nuk kemi asnjë provë që ai ka qenë pjesëtar i policisë
LEXO EDHE
Serbi i akuzuar për krime lufte në Prizren deklarohet i pafajshëm
Stresi ndalohet për 48 orë
MSH: Dy pacientë në Maqedoni shpëtuan nga dializa, morën ves...
GLPS: Kosova pa progres të mjaftueshëm
30 ditë paraburgim për tre të dyshuarit për kultivimin e has...
Chad Mair emërohet si bashkë-mbrojtës për Rexhep Selimin
Policia shqiptoi 6 mijë e 242 gjoba për një muaj në Ferizaj