Google ADS

Avokati i Smakajt- ZPS-së për Kuçin: Në të njëjtin rast është edhe një person që nuk është në paraburgim, pse nuk ndodhi e njëjta gjë me klientin tim

12:21 | 8 Dhjetor 2024
E.G

Avokati i Bashkim Smakajt, Bas Martenes duke bërë parashtrimet lidhur me paraburgimin e klientit të tij, kërkoi sqarim nga ZPS-ja se pse nuk veproi njëjte sikurse me Hajredin Kuçin i cili nuk është në paraburgim edhe me klientin e tij.

“Ne e kuptojmë por nuk e dimë saktësisht dhe mbase ZPS-ja mund të na ndihmojë, në të njëjtën lëndë gjyqësore është edhe një person që nuk është në paraburgim dhe që është ftuar të paraqitet vetë me vullnetin e tij të lirë përpara këtij trupi gjykues. Pyetja ime është se pse nuk mund të ndodhë e njëjta gjë për klientin tim”, tha avokati.

Përpara kësaj, avokati tha se klienti i tij është privuar nga liria dhe se do ta kundërshtojë arrestimin dhe paraburgimin e tij.

“Klienti im është privuar nga liria dhe kjo është e përcaktuar në ligj në nenin 41 “askush nuk duhet privuar nga liria përveç në rrethana e përligjin këtë gjë”. Unë e kundërshtoj ligjshmërinë e arrestimit dhe paraburgimit të klientit tim. Sidoqoftë unë dua të flas konkretisht për arsyet për paraburgim”, tha ai.

Si rrjedhojë, avokati përmendi faktin se Hajredin Kuçi tashmë është i lirë dhe se i është obliguar nga ZPS-ja paraqitja vullnetare në Hagë.

Megjithatë, gjyqtarja e procedurës paraprake tha se ekziston dyshimi i bazuar se Smakaj ka kryer vepra penale dhe se ekziston rreziku i arratisjes ose që ai të kryej krime të tjera duke përfshirë edhe pengimin e procesit gjyqësor.

“Bazuar në konstatimin se ekziston dyshimi mirë i bazuar se keni kryer vepra penale që sapo ua lexuam, është lëshuar një fletë arrestim kundër jush me 29 nëntor 2024…Arrestimi juaj u gjykua i domosdoshëm bazuar në ekzistencën e arsyeve të besueshme se ju jeni një peron që jeni në rrezik arratisje, mund të pengoni ecurinë e procesit gjyqësor dhe mund t’i përsërisni veprat penale në fjalë”, tha ajo./Betimi për Drejtësi/

LEXO EDHE:

Smakaj paraqitet në Hagë, kërkon konsultë me avokatin e tij për deklarim lidhur me akuzat

Të ngjashme