Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) me autorizim të Dhomave të Specializuara në Hagë, me të zbardhur mëngjesi i ditës së sotme, ka nisur aksionin për arrestimin e disa e disa figurave të njohura politike të Kosovës si dhe familjar të dëshmorëvë.
Nga këto operacione, të arrestuar deri tani janë ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj si dhe vëllai i dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu, Fadil Fazliu.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dal me një njoftim për media, ku ka bërë të ditur për aksionin dhe se arrestimet janë bërë me autorizim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës të cilat mbështeten nga EULEX-i.
Po ashtu zëdhënësi i ZPS-së, Christopher Bennet, ka bërë të ditur se aksioni i sotëm ka të bëjë me një hetimi të vazhdueshëm që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet njoftimin e ZPS-së.
Ndryshe, në nëntor të 2023-tës ishte arrestuar për herë të parë nga ZPS-ja ish- kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, i cili u lirua me kusht në maj të këtij vitit pasi pagoi një dorëzani prej 30.000 eurosh.
Ndërsa, pjesëtar të ZPS-së kanë bastisur banesën e ish-kreut të AKI-së, Bashkim Smakaj në tetor të vitit 2023 ku janë sekuestruar prova të ndryshme përfshirë dokumente dhe telefona.
Po ashtu, edhe banesa e dy heronjve Fahri dhe Bahri Fazliut në Prishtinë ishte bastisur në shtator të vitit të kaluar ku janë sekuestruar disa dokumente, telefona e laptop personal të vëllait të heronjve, Fadil Fazliut.
Ndaj këtyre arrestimeve ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku i cili ka akuzuar Gjykatën Speciale se po e vazhdon “gjahun” ndaj UÇK-së dhe luftëtareve të lirisë.
Kujtojmë se Dhomat e Specializuara janë duke u zhvilluar rasti gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë deklaruara si të pafajshëm nga aktakuza.
Kurse, deri më tani Dhomat e Specializuara kanë shpallur dy aktgjykime për pengim në administrim të drejtësisë.
Dy ish-figura të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, dhe janë dënuar për pengimin e drejtësisë deri tani.
Ndërkohë, Specialja ka shqiptuar edhe dy aktgjykime për krime lufte.
Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, është dënuar me 22 vjet burgim për krime lufte, ndërsa ish-pjesëtari i UÇK-së, Pjetër Shala është dënuar me 18 vjet burgim për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuara janë institucione të krijuara për të trajtuar pretendimet për krime të rënda të kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Ato janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës por me seli në Hagë të Holandës në mënyrë që të garantohet pavarësia dhe siguria e dëshmitarëve si dhe integriteti i procesit gjyqësor./Arbresh.info/ Ejona Hyseni/
LEXO EDHE:
Zyra e Prokurorit të Specializuar deklarohet për arrestimet e sotme
Gjykata Speciale arreston ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj
Si pritet të jetë moti për sot në Shqipëri?
Pas pranimit të fajësisë, sot seancë për Shalën dhe Jonuzin
Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë, të dënuarit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për sot
LVV prezanton sot kandidatët për deputet
Kurti sot merr pjesë në lansimin e ankandit të parë të erës ...