Google ADS

​Pediatrja Shahinaj: Fëmijët e infektuar me COVID-19 në Shqipëri janë më shumë sesa raportohen

12:02 | 12 Mars 2021
Arbresh.info

Një ditë më parë, Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri njoftoi se po qarkullon varianti britanik i SarsCov2.

Situata është delikate, u shprehën ekspertët, pasi numri si i infektimeve dhe i humbjeve të jetës vazhdon të jetë i lartë, ndërkohë që shqetësues mbetet fakti se ka një rritje të ndjeshme edhe të numrit të fëmijëve të prekur nga virusi SarsCoV2.

E ftuar në “Wake Up”, mjekja pediatre pranë qendrës shëndetësore Nr.2, Tiranë, Valbona Shahinaj tha se numri i fëmijëve të prekur nga COVID-19 është shumë më i lartë sesa ai është që raportuar deri më tani.

“Ne kemi pas gjithmonë fëmijë që i kemi vizituar, që kanë rezultuar me SarsCov2, edhe pse mendohej se nuk transmetonin. Me mutacionet e reja, sidomos në valën e nëntorit patëm goxha prekje dhe siç ishin te të rriturit ishin edhe fëmijët, pavarësisht se prindërit edhe tani që vijnë më pyesin: ‘a mund ta ketë kaluar me ne?’

I pyes nëse kanë pasur ndonjë simptomë, pasi shpeshherë fëmijët janë edhe asimptomatikë. Fakti tjetër që prindërit nuk e dinë edhe këtë pjesë, është se te fëmijët nuk bëhen analizat. Nuk i bëjnë prindërit, se ne i rekomandojmë për këdo që na vjen.

Sipas shifrave që ne kemi të dokumentuara, janë diku te rreth 3500 fëmijë, plus-minus. Përpos këtyre, unë them se ka shumë e shumë të tjerë, të cilët nuk janë evidentuar, pasi prindërit vijnë pasi e ka kaluar fëmija dhe as nuk i bëjnë serologjikun fëmijëve. Numri është shumë më i madh, transmetueshmëria është shumë më e lartë”, deklaroi ajo./Tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme